Keshilla

Peshonte gati 100 kilogram, ja dieta që riktheu në formë Beyoncen

Beyonce publikoi një video pak ditë më parë në YouTube duke treguar se si ajo u rikthye në formë për Coachella pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir në 2017. Ajo tha se këtë e arriti falë bashkëpunimit të saj me Marco Borges, fiziolog i ushtrimeve dhe themelues i 22 Days Nutrition, një dietë me bazë bimore. Beyoncé ishte vendosur të kryesonte Festivalin e Muzikës të Coachella dy vjet më parë, por u desh ta shtynte përformancën një vit më vonë, për shkak të shtatzënisë së saj.

“Mirëmëngjes! Është ora 5 e mëngjesit dhe është dita e provave për Coachella,” thotë ajo në fillim të videos. “Makthi i çdo gruaje. Kjo është pesha ime, 80 kilogramë. Kemi shumë punë përpara”.

"Në mënyrë që ajo të rikthente trupin në formë, përveç ushtrimeve fizike, ju desh të ndiqte edhe një dietë, të rreptë, e cila ishte pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa mish, pa peshk, pa alkool", thotë Beyoncé në videon e publikuar.

Dieta përfshin një menu të freskët, organike me receta si supë me lulelakër, sallatra të frymëzuara nga sallata e famshme tajlandeze,Thai (hudhër, sheqer palme, lëng limoni etj) dhe ofron një qasje ndaj ushqimeve me bazë bimore dhe të shëndetshme.

“Ne e dimë fuqinë e perimeve,” thotë dietologu i saj në klip. “Dieta me bazë bimore është me të vërtetë më e mira për të eliminuar ushqimet e përpunuara që nuk na bëjnë mirë për shëndetin. Kur konsumoni produkte të tilla me bazë bimore, sigurisht që do të keni energji.”

Programi zgjat 21 ditë dhe në ditën e 22 njerëzit kuptojnë se kanë filluar zakone të shëndetshme. Videoja e re përfshin skena që shfaqin këngëtaren gjatë stërvitjes së bashku me ekipin e saj. "Ju keni orare shumë të gjata. Unë e di se si do të jetë," u thotë ai atyre. "Ju duhet energji për të qenë në gjendje të lëvizni, të udhëtoni".

Ditën kur binjakët erdhën në jetë, Beyonce peshonte 99 kilogramë dhe rrjedhimisht i duhej të humbiste peshë për Coachella-n.

https://www.youtube.com/watch?v=1qv_D7OSQrA

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë