Ne rrjet

Pesë iraniano-amerikanë nxirren nga burgu, vendosen në arrest shtëpie në Iran

Irani transferoi 5 iraniano-amerikanë nga burgiu në arrest shtëpie, konfirmoi të enjten zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Adrienne Watson.

“Ndonëse ky është një hap inkurajues, këta shtetas amerikanë - Siamak Namazi, Morad Tahbaz, Emad Shargi dhe dy amerikanë që për momentin nuk duan të identifikohen - nuk duhet as të ishin arrestuar. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë sa më afër gjendjen e tyre. Sigurisht, ne nuk do të mbikqyrim derisa ata të kthehen të gjithë në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, tha ajo në një deklaratë.

Zonja Watson i cilësoi bisedimet për lirimin e tyre si "të vazhdueshme" dhe delikate.

Kalimi në arrest shtëpie vjen pasi Teherani, për muaj të tëra, kishte sugjeruar një shkëmbim të të burgosurve me Uashingtonin, në këmbim të miliarda dollarëve të ngrira në Korenë e Jugut.

Zyrtarët iranianë në Kombet e Bashkuara thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se lirimi i të burgosurve "shënon një hap të rëndësishëm fillestar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje."

Irani pranoi gjithashtu se marrëveshja kishte të bënte me 6 deri në 7 miliardë dollarë të ngrira në Korenë e Jugut. Misioni i OKB-së tha se paratë do të transferohen në Katar para se të dërgohen në Iran nëse miratohet marrëveshja.

Marrëveshja e ndërlikuar shumëkombëshe vjen mes rritjes së tensioneve në muajit e fundit mes Iranit dhe Shtetet e Bashkuara. Në Gjirin Persik po punohet për shtimin e pranisë ushtarake amerikane, përfshirë mundësinë që trupat amerikane të ruajnë anijet tregtare që udhëtojnë nëpër ngushticën vendimtare të Hormuzit, përmes së cilës kalon 20% e të gjithë naftës së tregtuar.

Mbetet e paraqartë nëse transferimi do të garantojë kthimin e iraniano-amerikanëve në SHBA.

Gjatë muajve të fundit, Irani ka mbivlerësuar përparimin në bisedimet, të kryera me gjasë me ndërmjetësimin e Omanit dhe Katarit, për një marrëveshje të mundshme.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara i cilësuan deklaratat e ministrit të jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian se ishin shumë pranë një marrëveshjeje shkëmbimi si një “gënjeshtër mizore”.

Avokati me bazë në Shtetet e Bashkuara, Jared Genser që ka përfaqësuar një nga iraniano-amerikanët tha se transferimi “është një zhvillim i rëndësishëm", por se “ky është në rastin më të mirë fillimi i fundit dhe asgjë më shumë. Por thjesht nuk ka garanci mbi atë që mund të ndodhë pas këtij momenti”.

Mbetet e paqartë se sa iranio-amerikanë mbahen nga Teherani, i cili nuk njeh shtetësinë e dyfishtë.

Tre të burgosurit e nxjerrë nga burgu, të cilët janë identifikuar, janë Siamak Namazi, i cili u arrestua në vitin 2015 dhe më pas u dënua me 10 vjet burg në akuzat e spiunimit, të kritikuara ndërkombëtarisht, Emad Sharghi, një sipërmarrës i dënuar me 10 vjet burg dhe Morad Tahbaz, britaniko-amerikan me origjinë iraniane, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe gjithashtu u dënua me 10 vjet burg.

Komentet e zyrtarëve amerikanë, në muajt e fundit, kishin sugjeruar se mund të kishte një të arrestuar të katërt në Iran dhe një gazetë iraniane në gusht kishte raportuar se kishte një të burgosur të pestë, duke zbuluar rastin mes atyre që dukej të ishin bisedime e për lirim të tyre.

Irani, ndërkohë, ka thënë se kërkon lirimin e të burgosurve iranianë të mbajtur në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë