Politike

Pesë aleatët e PD: Duam ndryshim të sistemit zgjedhor

Dy ditë më parë Lulzim Basha firmosi marrëveshjen e asaj që e cilësoi koalicion opozitar me të gjithë aleatët e vegjël të Partisë Demokratike. Por sot 5 nga partitë opozitare PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ u mblodhën në një tryezë pa PD-në.

Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor, si garanci siç thonë ata, për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Ata propozojnë modelin e listave të hapura dhe argumentojnë se kështu garantohet që vota e qytetarëve shkon te kandidatët që ata duan dhe jo te kandidatët që paracaktojnë liderët e partive.
“Partitë tona, në të njëjtën linjë edhe me aksionin opozitar janë bashkë jo vetëm në betejën kundër krimit dhe korrupsionit zgjedhor, por edhe keqqeverisjes së Rilindjes. Në të njëjtën linjë me kërkesën e opozitës së bashkuar, ky forum i unifikuar politik është në betejën e hapur politike kundër Rilindjes dhe i vendosur në kërkesën për zgjedhje me standarde demokratike pa Ramën kryeministër”, thuhet në deklaratën e 5 partive të vogla të opozitës.

Më Shumë