Shendet

Përtej mushkërive- studimi i fundit zbulon lloje të tjera të kancerit të lidhura me ndotjen e ajrit

Thithja e ajrit të ndotur rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga kancere të shumëfishta- duke përfshirë kancerin e mëlçisë dhe të gjirit- sipas një raporti të ri që bën thirrje për standarde më të rrepta të cilësisë së ajrit.

Ndotja e ajrit është e lidhur me rritjen e rrezikut të përgjithshëm të zhvillimit të kancerit, përtej ndikimit të saj në mushkëri, sipas një raporti të ri nga Bashkimi për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) dhe i mbështetur nga Fondi i Ajrit të Pastër.

Raporti, i cili sintetizoi të dhëna nga 42 meta-analiza dhe rishikime sistematike të publikuara midis viteve 2019 dhe 2024, zbuloi se ndotja e ajrit nuk është vetëm një nxitës i kancerit të mushkërive, por gjithashtu rrit ndjeshëm rrezikun e shumë llojeve të tjera të kancerit dhe rrit mundësinë e vdekjes nga kjo sëmundje.

“Ajri i pastër nuk është luks, është një e drejtë themelore e njeriut- një e drejtë që mbështet shëndetin, barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Luftimi i ndotjes së ajrit nuk është vetëm një përparësi mjedisore, është një strategji për parandalimin e kancerit, një investim ekonomik dhe një akt drejtësie sociale”, shkroi në botim Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re.

Raporti zbuloi se lënda grimcore përbënte rrezikun më të madh. Popullatat e ekspozuara ndaj niveleve të larta të PM2.5, krahasuar me ato në mjedise më pak të ndotura, përballen me një rritje prej 11% të rrezikut të përgjithshëm të zhvillimit të kancerit, me rritjet më të mëdha për kancerin e mëlçisë dhe kolorektalit, veshkave, mushkërive dhe fshikëzës.

Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të PM2.5 u shoqërua gjithashtu me një rritje prej 12% të rrezikut të përgjithshëm të vdekjes nga kanceri me 12%, dhe konkretisht një rrezik 20% më të lartë nga kanceri i gjirit, 14% nga kanceri i mëlçisë dhe 12% nga kanceri i mushkërive.

Ekspozimi ndaj ndotësve më të mëdhenj të ajrit (PM10) u lidh me një rrezik të përgjithshëm prej 10% më të lartë të kancerit, një rrezik të rritur prej 13% të vdekjes nga kanceri i mushkërive dhe 11% të rritur të vdekjes nga kanceri i gjirit.

Jo të gjithë preken në mënyrë të barabartë

Raporti zbuloi gjithashtu se këto rreziqe nuk ndahen në mënyrë të barabartë. Gratë dhe fëmijët në përgjithësi janë më të ekspozuar ndaj tymit nga lëndët djegëse të ngurta që përdoren për gatim dhe ngrohje. Gratë e ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit në shtëpi përballen me një rrezik 69% më të lartë të kancerit të mushkërive, së bashku me rreziqet në rritje të kancerit të qafës së mitrës, zbuluan autorët.

Njerëzit që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbajnë barrën më të madhe, pasi janë të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes me burime të kufizuara për të zvogëluar ndotjen ose qasje në kujdesin në kohë për kancerin, vuri në dukje raporti.

Dhe pabarazia nuk kufizohet vetëm në vendet me të ardhura të ulëta. Në Europë, një studim i kohëve të fundit zbuloi se rajonet më të varfra janë gjithashtu më të prekurat nga ndotja.


Copyright © Gazeta “Si”


5 përgjigje te “Përtej mushkërive- studimi i fundit zbulon lloje të tjera të kancerit të lidhura me ndotjen e ajrit”

  1. Larry Blick thotë:

    Hi, I recently came across your website and found your content really valuable. I run a web design company and I believe a link exchange or guest post could benefit both of us. You can check my website here: Gaziantep Web Tasarım Would you be open to discussing a potential partnership? Best regards, Gaziantep Web Tasarım

  2. Magali Steuber thotë:

    Hi, I recently came across your website and found your content really valuable. I run a web design company and I believe a link exchange or guest post could benefit both of us. You can check my website here: Gaziantep Web Tasarım Would you be open to discussing a potential partnership? Best regards, Gaziantep Web Tasarım

  3. Modesta Kunde thotë:

    Hi, I recently came across your website and found your content really valuable. I run a web design company and I believe a link exchange or guest post could benefit both of us. You can check my website here: Gaziantep Web Tasarım Would you be open to discussing a potential partnership? Best regards, Gaziantep Web Tasarım

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë