Mendim

Përse vjen zyrtari i anti- terrorizmit të SHBA në Shqipëri dhe Kosovë?

Komunitetet myslimane në Ballkan po përballen prej një kohe të gjatë me radikalizmin islamik. Si SHBA-ja dhe ashtu Gjermania kanë shprehur shqetësime rreth ekstremizmit, i cili sipas tyre ka zënë rrënjë në një rajon. Një nga zyrtarët më të lartë amerikanë kundër terrorizmit do të vizitojë së fundmi Ballkanin, mes shqetësimeve se rajoni duhet të mbahet sa më larg radikalizmit.

Koordinatori amerikan i antiterrorizmit Nathan Sales do të realizojë një vizitë në Bosnje Herzegovinë, Shqipëri dhe Kosovë për të diskutuar mënyrat sesi mund të përmirësohet bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ndjekjen penale të të dyshuarve. Ai do të vazhdojë vizitën e tij zyrtare në Ballkan deri më 20 tetor, duke vizituar vetëm në vendet që kanë hasur në probleme me radikalizmin islamik.

"Sales do të angazhohet në diskutimet dypalëshe me homologët e tij mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, luftën kundër terrorizmit, ndjekjen penale të terroristëve dhe sigurinë kufitare", thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Vizita e tij vjen pasi raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, i publikuar muajin e kaluar, theksonte se vendet e Ballkanit përballen me mungesë të burimeve dhe problemeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Raporti për Shqipërinë vinte në dukje se korrupsioni, barrierat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm midis agjencive dhe sistem i dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e vendit tonë kundër terrorizmit.

Nathan Sales 

Qeveria shqiptare botoi një strategji kombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në nëntor të vitit 2015, duke u fokusuar në edukimin dhe bashkëpunimin me udhëheqësit fetarë, por duket se kjo strategji nuk ka qenë efektive. Në vitin 2016, më shumë se 100 shqiptarë u bashkuan me grupe xhihadiste në Siri dhe Irak.

Në nëntor të po këtij viti, shërbimet shqiptare të sigurisë ndihmuan në parandalimin e disa sulmeve të planifikuara gjatë ndeshjes së kombëtares me ekipin izraelit të futbollit, duke fituar kështu edhe lëvdatat e SHBA-së. "Bashkëpunimi i policisë shqiptare me agjenci të tjera brenda dhe jashtë vendit është një shembull që duhet ndjekur," tha në atë kohë shefi i CIA John Brennan.

Nga ana tjetër, prokuroria e Kosovës po heton mbi 160 raste në lidhje me luftërat në Siri dhe Irak. Dënimi i disa prej tyre besohet të ketë ulur numrin e qytetarëve që largohen për të luftuar në Lindjen e Mesme, por nuk e kanë ndalur totalisht transferimin e parave nga Kosova në Shtetin Islamik.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ose për t'u bashkuar me ISIS ose Frontin el-Nusrah.  74 prej tyre janë shpallur tanimë tani janë të vdekur. Megjithatë, rreth 133 shqiptarë të Kosovës janë kthyer, ndërsa rreth 196 të tjerë mbeten të bllokuar në zonat e konfliktit, duke përfshirë rreth 40 fëmijë.

Aktakuza e fundit për terrorizëm e ngritur nga prokuroria e Kosovës në fillim të tetorit, erdhi kundër gjashtë qytetarëve të akuzuar për planifikimin e sulmeve kundër kishave ortodokse, ekipit izraelit, të futbollit si dhe disa sulme të mundshme në Belgjikë dhe Francë. Prokuroria pretendon se sulmi i planifikuar kundër ekipit izraelit u mbështet financiarisht nga ISIS.

Në 2017, qeveria e Kosovës hartoi strategjinë e tretë kundër terrorizmit dhe planin e saj të veprimit  për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, korniza ligjore e Kosovës është e mjaftueshme për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, pasi sipas zyrtarëve amerikanë, prokurorët e Kosovës nuk kanë përvojë në raste të tilla.

Ideologjitë ekstremiste dhe grupet nacionaliste rajonale janë një shqetësim edhe për Bosnje Herzegovinën. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, 260 qytetarë boshnjakë dolën për të luftuar në Siri dhe Irak. 80 prej tyre janë kthyer tanimë në Bosnje, ku po përballen me autoritetet. 

Sa serioz është problemi i Ballkanit me radikalizmin?

Deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë , gjatë një sërë takimesh zyrtare, kanë theksuar se tendenca e ekstremistëve për t’u bashkuar Shtetin Islamik dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak, po mbahet nën kontroll.

Pavarësisht nga ky sukses, një prani e vogël por e rëndësishme e radikalëve në vendet e Ballkanit, të ndihmuar nga luftëtarët e ISIS-it që kthehen, i kanë shkaktuar një dhimbje të madhe koke disa kryeqyteteve dhe ekspertëve perëndimorë.

“Selefistët, xhihadistët dhe ekstremistët islamikë kanë zënë rrënjë në  rajon- tha për DË, Vedran Dzihic, ekspert i dioqezave dhe ekspert i Ballkanit në Institutin Austriak për Çështjet Ndërkombëtare- Strukturat e tyre janë të paprekura por tani për tani janë të përhapura në zona të caktuara.

Dzihiç vlerëson se rreth 30 deri në 40 për qind e esktremistëve që u larguan nga Kosova ose Bosnja drejt Sirisë ose u vranë ose qëndruan atje. Zëvendës Ndihmës Sekretari Hoyt Yee deklaroi kohët e fundit gjatë një seance në Uashington se duhet bërë më shumë për të ndaluar radikalizimin e Ballkanit.

Megjithatë, gjatë një sesioni parlamentar në Berlin, qeveria gjermane ka pranuar ekzistencën e një problemi tjetër që mund të përshpejtonte më tej radikalizimin e popullsisë myslimane në Ballkanin Perëndimor: Ndikimin e Arabisë Saudite, shteteve të tjera të Gjirit dhe Rusisë.

Selefizmi fondamentalist, bashkë me degë të ndryshme radikale të Islamit, së pari hyri në Ballkan përmes predikuesve dhe xhamive të sponsorizuara nga Arabia Saudite gjatë luftrave në Bosnje dhe Kosovë në vitet 1990. Ndikimi i tij është përhapur në mënyrë dramatike në dekadën e fundit, i ushqyer pjesërisht nga situata e tmerrshme ekonomike dhe sociale në rajon dhe mungesa e përgjithshme e mundësive, veçanërisht për të rinjtë. Për t’iu kundërpërgjigjur kësaj prurjeje, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova kanë miratuar një legjislacion duke parandaluar qytetarët e tyre që t’u bashkohen luftëtarë të huaj dhe kanë bërë një sërë arrestimesh, duke vënë nën kontroll situantën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë