Keshilla

Pse s’duhet të përdorni hashash gjatë pandemisë

Nëse jeni duke pirë canabis për të lehtësuar stresin gjatë izolimit nga koronavirusi, ekspertët ju këshillojnë ta mendoni dy herë. Pirja e cigareve me canabis mund të rrisë rrezikun për komplikime më të rënda nga Covid-19, duke ju kështu bërë më të rrezikuar nga pandemia.
"Kanabisi shkakton një lloj inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes, një simptomë shumë e ngjashme me bronkitin, por më e rëndë se pirja e duhanit ", thotë pulmonologu Dr Albert Rizzo, ekspert i Shoqatës Amerikane të Mushkërive. "Nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga koronavirusi, mundësitë për të pasur komplikacione të rënda janë të mëdha."
Ndoshta shumë qytetarë mund që kanë nisur të pinë hashash gjatë pandemisë, mund të thonë se sapo kanë filluar ta përdorimin.
Problemi, sipas Mitchell Glass, zëdhënësit të Shoqatës Amerikane të Mushkërive, është se gjëja e fundit që duhet të bëni gjatë një pandemie është ta bëni më të vështirë për një mjek që të diagnostikojë simptomat.

"Covid-19 është një sëmundje pulmonare," tha Glass. “Më besoni që nuk do të donit të bënit konfuze mjekët, duke u thënë se jeni përdorues i rregullt i kanabisit, por se keni vendosur të përdornin kanabis për të qetësuar nervat. Efektet janë të ngjashme dhe shumë prej mjekësve do të mendonin se aparati i frymëmarrjes është bllokuar nga marihuana dhe jo koronavirusi”.
Sipas tij, është thelbësore që punonjësit e kujdesit shëndetësor të bëjnë një vlerësim të shpejtë dhe të saktë të asaj që po ndodh me një pacient.
Nga vjen kolla, nga pirja e kanabis apo koronavirusi?
Përdorimi "kronik" i dëmton mushkëritë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Shumica e përdoruesve përfundojnë me bronkit kronik.
Duhanpirësit, personat me bronkit dhe sëmundje të tjera kronike të mushkërive, si dhe njerëzit me astmë janë ndër më të rrezikuarit nga Covid-19. Pjesa më e madhe e këtyre pacientëve vendosen në një ventilator në mënyrë që të vazhdojnë të marrin frymë.
“Shenjat e dëmtimit të mushkërive nga pirja e kanabis, qoftë të vetëm disa cigare mund të shfaqen brenda disa ditësh”, tha Glass. "Kanabis digjet në një temperaturë shumë më të ulët se duhani. Kjo do të thotë se personi që është duke e pirë, është duke thithur një sasi të caktuar të bimës së tharë. Kjo irriton mushkëritë në të njëjtën mënyrë siç irritohet aparati i frymëmarrjes i personave që janë alergjikë nga lëpushka, thupra dhe lisi”, tha ai, duke shtuar se të gjithë përdoruesit e marihuanës fillojnë të shfaqin kollë të thatë.

Duke qenë se kolla e thatë është një nga shenjat kryesore e Covid-19, përdorimi i hashashit imiton simptomat e koronavirusit, duke e bërë më të vështirë diagnozën.

“Nëse nuk jeni pirës i rregullt i hasashit, mos e filloni”, thotë Grass. “Do ta gjeni veten duke u shqetësuar nëse kolla e thatë dhe vështirësitë e frymëmarrjes vijnë për shkak të faktit se keni nisur atë, apo jeni infektuar me koronavirus," thekson eksperti amerikan.
Në vitin 2018, më shumë se 43 milion amerikanë të moshës mbi 12 vjeç raportuan se përdorin kanabis.
“Rreth katër milion prej tyre janë përdorues kronikë, që do të thotë se pirja e kanabis është përshkallëzuar deri në pikën ku është problem në jetën e tyre", thotë Jessica Hulsey, eksperte e përdorimit të drogës. "Duke qënë se sulmon mushkëritë, koronavirusi mund të jetë një kërcënim veçanërisht serioz për ata që pinë marihuanë gjatë periudhës së verës," thotë ajo.

Burimi: "CNN"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë