Dyzet e nëntë vjet më parë, anija kozmike “Apollo 11” arriti të dërgonte astronautët e parë në sipërfaqen e Hënës. Gjurmët e këmbëve të Buzz Aldrin vazhdojnë të jenë ende mbi tokën e ashpër hënore, por me kalimin e viteve, teoritë e konspiracionit të cilët pretendojnë se ulja njeriut në Hënë ishte një mashtrim, janë shtuar dita-ditës. Një nga shkaqet e këtyre teorive u bë një flamur që shihej duke u valëvitur në video, gjë e cila nuk mund të ndodhë pasi në Hënë që nuk ka erë.
“Si na mashtruan për uljen në Hënë” ishte ndër teoritë e para të komplotit që tërhoqi vemendjen e publikut amerikan. Me kalimin e kohës, teoritë kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, në të gjitha qoshet e peizazhit kulturor. Pas sulmeve terroriste të njëmbëdhjetë shtatorit, disa aktivistë pretenduan se ishte qeveria amerikane ajo që kishte planifikuar masakrën, dhe jo al-Kaeda. Nga ana tjetër, konfliktet rreth lidhjeve të Presidentit Trump me Rusinë konkurrojnë hap pas hapi të gjitha lajmet e vërteta mbi këtë çështje. Teoricionët e "Pizzagate" pretenduan se Hillary Clinton po mbronte një rreth të madh pedofilësh, të cilët mbidheshin kryesisht në një picëri në Uashington D. C.
Edhe pse është tunduese të shikosh sa larg mund të arrijnë, këto teori konspirative duhet të merren seriozisht mbi efektet e tyre në diskursin politik dhe shoqëror. Hulumtimet sugjerojnë se, nën rrethanat e duhura, shumë njerëz bihen pre e tyre. Edhe pse tërheqja e njerëzve ndaj teorive të konspiracionit mund të duket e palogjikshme, ajo rrjedh nga një dëshirë shumë logjike për të kuptuar dhe njohur botën.
“Perceptimi dhe kuptimi i asaj që ndodh i ka ndihmuar njerëzit të lulëzojnë si specie. Teoritë e konspiracionit janë histori kohezive që duket se na ndihmojnë të kuptojmë të panjohurën sa herë që ndodhin gjëra që janë të frikshme ose të papritura- tha Jan-Willem van Prooijen, një ekspert në universitetin e Amsterdamit- Për disa njerëz, ndjenja e ngushëllimit dhe qartësia e teorive të tilla, mund të anashkalojë madje edhe të vërtetën.”
Teoricienët e konspiracionit kanë një shkallë të lartë tolerance, e cila u lejon të injorojnë provat kundër teorive të tyre. Në një studim në Universitetin e Kentit në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit që thoshin se Osama bin Laden kishin vdekur përpara sulmit të njëmbëdhjetë shtatorit, ishin gjithashtu më të prirur për të thënë se ai ishte ende gjallë. Këto teori mund të bien ndesh me njëra-tjetrën, por të dyja versionet mohonin raportin e administratës Obama, se Bin Laden ishte vrarë. Teoritë e konspiracionit janë gjithashtu tunduese, për faktin se njerëzit që u besojnë e konsiderojnë shpesh veten si pjesë e një grupi të zgjedhur që, ndryshe nga masat e mashtruara, ka kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Në një studim në Universitetin Johannes Gutenberg në Gjermani, u zbulua se besimi i teorive të konspiracionit ishte më i fortë mes njerëzve që thoshin se dëshironin të dilnin nga turma. Sipas tij, vështirësitë mund të intensifikojnë nevojën e njerëzve për të besuar një tregim që justifikon situatën e tyre.
Njerëzit të cilët janë të pakënaqur me shtetin dhe botën, siç janë të papunët apo ata që mbështesin ideologjitë ekstreme, ben shpesh pre e teorive të konspiracionit. Sipas eksperëtëve, nëse njerëzit janë të kënaqur, ata kanë më pak gjasa të ndjekin këtë lloj teorie. Teoritë e konspiracionit kanë qenë rrotull për shekujt të tërë, por tanimë ato po lulëzojn në të gjjitha fushat e jetës. Kur teori ttë tilla rrënjoson në ndërgjegjen publike, shkatërrojnë besimin e njerëzve tek autoritetet dhe shteti, duke krijuar një cikël vicioz npër shfaqjen e teorive gjithnjë e më të çuditshme. Një pjesë e rëndësishme e themelimit të demokracisë, siç thekson shkrimtari Stephen Harrington, është konsensusi i gjerë rreth fakteve bazë, i cili nuk bie edhe kur kuptimi i këtyre fakteve vihet në diskutim. Por teoricienët e konspiracionit bazohen mbi një sërë faktesh të papërfunduara dhe njerëzit që u dalin kundër injorohen ose etiketohen si pjesë e komplotistëve.
Në vitin 2016, Peter Kreko, drejtori i Institutit të Kapitalit Politik në Budapest, dhe kolegu i tij, psikologu Gabor Orosz, testuan një sërë mënyrasjh të ndryshme për t'iu kundërvënë teorive të komplotit. Së pari, ata morën pjesë në regjistrimin e një "super-teorie" konspirative, ku thuhej se hebrenjtë, bankierët dhe Bashkimi Europian po shfrytëzonin Hungarinë. Më pas ata përdorën tre strategji të ndryshme për ta çimentuar këtë strategjji, duke përdorur argumentat racionale kundër teorisë së komplotit, duke tallur ata që besonin këtë teori dhe duke mirëkuptuar pjesën e qytetarëve që ndiheshin se ishin vënë “nën shënjestër”. Ata zbuluan se tonet racionale dhe talljet ishin disi efektive në uljen e pjesëmarrësve që besonin këtë teori. Sipas tyre, duke treguar shqetësim për viktimat e teorisë së komplotit, nuk siguron një strategji e mirë për shkatërrimin e kesaj teorie, sidomos kur ajo është raciste apo diskriminuese.
Cila është mënyra më e mirë për t’iu kundërpëgjigjur?
Nëse dikush në rrethin tuaj familjar ose shoqëror është burim i vazhdueshëm i teorive të komplotit, është e vlefshme t'i kundërviheni tregimeve të tyre me të vërtetën, të cilët e keni shpesh “në majë të gjuhës”.
“Ne mund t'i përdorim këto strategji racionale në situata të përditshme, t’u dalim përballë komplotistëve dhe t’u themi: këto janë faktet, miku im”, shprehet Kreko- Ata mund të mos jenë të gatshëm për të pranuar realitetin, por njerëzit e tjerë të pranishëm mund të përdorin logjikën dhe të barazpeshojnë faket”.
Sipas një studimi, njerëzit që mendonin në mënyrë analitike, nuk kishin gjasa të mbështetnin teoritë e konspiracionit. Kreko u ka dhënë disa prej studentëve të tij një detyrë unike: Merrni dy ngjarje krejtësisht të palidhura, për shembull sulmet e 11 shtatorit dhe testimi i bombës bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, dhe shpikni një lidhje të besueshme mes tyre. Kjo është pikërisht ajo që bëjnë shumica e teoricienëvve.
"Njerëzit që besojnë teoritë e konspiracionit janë thellësisht të shqetësuar për të ardhmen e shoqërisë- shprehet Van Prooijen- Ata janë duke jetuar në një botë tjetër, dhe tani për tani do ta kemi shumë të vështirë për t'i rikthyer me këmbë në tokë."/Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.