Analize

Përse mund të mos kemi një vaksinë kundër Covid-19?

Gjetja e një vaksine për Sars-CoV-2 shihet si rrugë e shenjtë për rikthimin në jetën normale. Kjo është arsyeja pse ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha dje që Mbretëria e Bashkuar “po investon gjithçka për gjetjen e vaksinës”.

Por ndërkohë që kanë nisur provat klinike dhe Universiteti i Oksfordit po rekruton 10,000 vullnetarë për fazën tjetër të studimit të tij, ministrat britanike dhe këshilltarët e tyre janë treguar më të kujdesshëm ditët e fundit kur premtojnë gjetjen e një vaksine.

Në fillim të kësaj jave, shefi i mjekësisë në Angli Jonathan Van-Tam tha fjalët që askush nuk dëshironte t’i dëgjonte: “Ne nuk mund të jemi të sigurt se do të mund të gjejnë një vaksinë”.

Vaksinat janë të thjeshta në parim, por komplekse në praktikë. Vaksina ideale mbron nga infeksioni, parandalon përhapjen e virusit dhe është sigurt. Por asnjë prej këtyre nuk arrihet lehtësisht, sidomos kur afatet për gjetjen e vaksinave janë të shkurtra.

Më shumë se 30 vjet pasi shkencëtarët izoluan HIV-in, ne nuk kemi asnjë vaksinë. Virusi i etheve të dengos u identifikua në vitin 1943, por vaksina e parë u aprovua vetëm vitin e kaluar, dhe madje edhe atëherë e bëri infeksionin më keq tek disa njerëz. Vaksina më e shpejtë e zhvilluar ndonjëherë ishte për shytat. U deshën katër vjet.

Shkencëtarët kanë punuar më parë në vaksinat e koronaviruseve, kështu që nuk po fillojmë nga e para. Dy koronaviruse kanë shkaktuar shpërthime vdekjeprurëse më parë, përkatësisht Sars dhe Mers, dhe hulumtimi për vaksinat vazhdoi për të dyja. Por asnjëra nuk është licensuar, pjesërisht sepse Sars u shua vetë dhe Mers pati më shumë një shpërthim rajonal në Lindjen e Mesme. Mësimet e nxjerra do të ndihmojnë shkencëtarët të krijojnë një vaksinë për Sars-CoV-2, por ka ende shumë për të mësuar rreth virusit.

Një shqetësim kryesor është që koronaviruset nuk kanë tendencë të shkaktojnë imunitet të zgjatur. Rreth një e katërta e ftohjeve të zakonshme janë shkaktuar nga koronaviruset njerëzore, por reagimi imunitar zbehet aq shpejt sa njerëzit mund të infektohen përsëri vitin e ardhshëm.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kohët e fundit analizuan gjakun e pacientëve të rikuperuar nga Covid-19 dhe zbuluan se nivelet e antitrupave u rritën në muajin e parë pas infektimit, por më pas filluan të bien përsëri. Javën e kaluar, shkencëtarët në Universitetin Rockefeller në Nju Jork zbuluan se shumica e njerëzve që u shëruan nga Covid-19 pa shkuar në spital nuk kanë krijuar shumë antitrupa vrasës kundër virusit.

“Kjo është ajo që është tejet sfiduese” thotë Stanley Perlman, një studiues i koronaviruseve në Universitetin e Iowa. “Nëse infektimi me Sars-Cov-2 nuk shkakton aq shumë imunitet, përveç kur është një infeksion i rëndë, çfarë do të bëjë një vaksinë? Nëse një vaksinë mund të na mbron vetëm për një vit, virusi do të jetë me ne për ca kohë”.

Stabiliteti gjenetik i virusit ka rëndësi gjithashtu. Disa viruse, të tilla si gripi, ndryshojnë aq shpejt sa që zhvilluesit e vaksinave duhet të prodhojnë formulime të reja çdo vit. Evolucioni i shpejtë i HIV është arsyeja kryesore që nuk kemi vaksinë për këtë sëmundje.

Deri më tani, koronavirusi Sars-CoV-2 duket mjaft i qëndrueshëm, por po fiton mutacione, siç bëjnë të gjitha viruset. Disa ndryshime gjenetike janë vërejtur në proteinat e virusit, të cilat janë baza e shumicës së vaksinave. Nëse proteina spike pëson ndryshime të mëdha gjenetike, antitrupat e prodhuara nga një vaksinë do të jenë të vjetra.

Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive në zhvillim në Shkollën e Higjienës në Londër, i cili ndihmoi në identifikimin e disa prej mutacioneve të virusit, i quajti ato “një paralajmërim të hershëm”.

Në nxitimin për të zhvilluar një vaksinë, siguria duhet të mbetet përparësi. Për dallim nga ilaçet eksperimentale për të sëmurët rëndë, vaksina do t’u jepet miliarda njerëzve përgjithësisht të shëndetshëm.

Kjo do të thotë që shkencëtarët do të duhet të kontrollojnë me shumë kujdes për shenjat e efekteve anësore. Gjatë kërkimit për një vaksinë për Sars në vitin 2004, shkencëtarët zbuluan se një nga vaksinat kandidate shkaktonte hepatit B. Një shqetësim tjetër serioz është dëmi i shkaktuar nga antitrupi, ku antitrupat i prodhuar nga një vaksinë në të vërtetë i bëjnë infeksionet edhe më keq. Ato shkaktojnë dëme serioze të mushkërive te kafshët.

John McCauley, drejtor i Qendrës Botërore të Gripit thotë se duhet kohë për të kuptuar sfidat e veçanta që shtron secila vaksinë. “Ju nuk i dini vështirësitë specifike të çdo vaksine” thotë ai.

Kur kryeministri, Boris Johnson, tha në një konferencë shtypi se gjetja e një vaksine nuk ishte “në asnjë mënyrë e garantuar”, këshilltari i tij kryesor shkencor, Patrick Vallance shtoi se do të gjendej një zgjidhje. Sipas të gjitha gjasave, vaksina e koronavirusit nuk do të jetë 100% efektive.

Në mënyrë ideale, një vaksinë funksionale, prodhon antitrupa për të neutralizuar virusin dhe për të shkatërruar qelizat e infektuara. Por secila vaksinë është e ndryshme.

“Ne as nuk e dimë nëse vaksina mund të prodhojë një përgjigje imune që do të mbronte kundër infektimit për së dyti”, thotë David Heymann, i cili drejtoi përgjigjen e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ndaj epidemisë Sars. Rezultatet e hershme nga dy vaksinat sugjerojnë se ato mund të kenë disa përdorime.

Kompania amerikane “Moderna” ka gjetur një vaksinë që prodhon nivele antitrupash të ngjashme me ato që gjenden te pacientët e rikuperuar. Një vaksinë tjetër nga Universiteti i Oksfordit nuk i ndaloi majmunët të infektoheshin me koronavirus, por duket se parandalonin pneumoninë, shkakari kryesor i vdekjes tek pacientët me koronavirus.

Pra, a duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me koronavirusin? Përgjigja e thjeshtë është: po.

Beteja për eliminimin e virusit fillojnë me vaksinën, por nuk mbaron këtu”.

“Nëse ne jemi të detyruar të zgjedhim një vaksinë që jep vetëm një vit mbrojtje, atëherë jemi të dënuar që Covid-19 të bëhet endemik, duke u kthyer në infeksion që do të jetë gjithmonë me ne” thotë Larry Brilliant, i cili drejtoi programin e OBSH-së për çrrënjosjen e lisë së dhenve. Virusi do të jetë akoma i vështirë për tu mposhtur edhe me një vaksinë që zgjat me vite.

“Do të jetë më e vështirë të heqësh qafe Covid-19 se sa mëlçinë” thotë Brilliant.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji

Më Shumë