Analize

Përse euroja po na çon drejt shkatërrimit?

Të gjithë liderët politikë të eurozonës duket se kanë mbetur të paralizuar ndërkohë që qytetarët e tyre duan nga njëra anë të qendrojnë në BE dhe nga ana tjetër t’i japin fund masave shtrënguese të Brukselit. Për sa kohë që Gjermania thotë se vendet anëtare nuk do të mund t’i “mbajnë të dy kungujt nën një sqetull”, rezultati i vetëm është rritja e papunësisë dhe rënia e ekonomike.

Por euros mund t'i afrohet një tanimë një tjetër krize. Italia, ekonomia e tretë më e madhe e monëdhës së përbashkët ka zgjedhur një qeveri euroskeptike e cila ka premtuar daljen nga eurozona. Ndoshta kjo nuk duhet të habisë askënd, pasi zyrtarët italianë kanë deklaruar prej kohësh se Brukseli po pengon reformat e nevojshme dhe po insiston në politika që përkeqësojnë problemet e italianëve. Italia ka është dobësuar që nga fillimi i përdorimit të euros. PBB-ja e saj reale në vitin 2016 ishte e njëjtë me atë të vitit 2001. Por as eurozona nuk ka performuar më mirë. Nga viti 2008 deri në vitin 2016, PBB-ja e saj reale u rrit me vetëm 3%. Në vitin 2000, një vit pas hyrjes së euros, ekonomia amerikane ishte vetëm 13% më e madhe se ajo e eurozonës, por në vitin 2016 ajo arriti në 26%. Por pavarësisht rritjes reale prej rreth 2.4% në vitin 2017, ekonomia e eurozonës duket se ka filluar të lëkundet sërish.

Nëse një vend bën një gabim, fajëson qeverinë, nëse shumë vende bëjnë gabime, fajësojnë sistemin. Dhe siç e kam thënë shpesh, euroja ishte një sistem pothuajse i projektuar për të dështuar. Monedha hoqi mekanizmat kryesore të qeverisjes (interesat dhe kurset e këmbimit) dhe në vend që të krijonte institucione të reja për të ndihmuar vendet anëtare të përballeshin me problemet që mund të hasnin, ajo imponoi kufizime të reja, shpesh të bazuara në teori ekonomike dhe politike, mbi deficitet apo borxhin.

Euroja duhej të nxiste prosperitetin e përbashkët, të rriste solidaritetin dhe do të nxiste edhe  integrimin evropian. Por në fakt, ajo ka bërë të kundërtën, duke ngadalësuar rritjen ekonomike dhe duke krijuar një sërë mosmarrëveshjesh. Problemi nuk është mungesa e ideve për të ecur përpara, pasi Presidenti francez Emmanuel Macron ka paraqitur një vizion ambicioz për të ardhmen e Evropës dhe euros. Por kancelarja gjermane Angela Merkel ka kundërshtuar në mënyrë kategorike propozimet e tij. Nga ana tjetër, askush nga Brukseli nuk i ka kushtuar vëmendje nevojës urgjente për një skemë të përbashkët të sigurimit të depozitave, për të parandaluar shkeljet ndaj sistemeve bankare në vendet e dobëta.

Problemi kryesor i eurozonës është mënyra si korrigjohen ndryshimet në kursin e këmbimit, të cilat po prekin tanimë Italinë. Përgjigjja e Gjermanisë është të vendosë barrën mbi shpatullat e vendeve të dobëta që vuajnë tashmë nga papunësia e lartë dhe rritja e ngadaltë ekonomike. Edhe në qoftë se ekonomia e eurozonës ia del të rimëkëmbet, PBB-ja nuk do ta arrijë kurrë nivelin që do të kishte arritur nëse kishte një strategji më të ndjeshme. Alternativa më e mirë për momentin është zhvendosja e barrës mbi shpatullat e vendeve të forta. Kemi parë vazhdimisht si është zgjedhur një qeveri e re në vendet e dobëta, duke premtuar të bëjë një punë më të mirë për të negociuar me gjermanët për t'i dhënë fund masave shtrënguese dhe për të hartuar një program më të arsyeshëm reformash strukturore. Nëse gjermanët nuk lëvizin nga vendi, asgjë nuk mjafton për të ndryshuar kursin ekonomik. Ndërkohë që ndenja anti-gjermane rritet, çdo qeveri, qoftë e majtë apo djathtë, që lë të kuptohet se do të ndërmarrë reformat e nevojshme, hiqet nga detyra.

Por Kryeministri portugez, António Costa, është përjashtim nga ky model. Kosta arriti ta çonte vendin e tij drejt rritjes ekonomike (2.7% në 2017) dhe ka fituar një shkallë të lartë popullariteti (44% e portugezëve mendonin se qeveria do të shkonte përtej pritshëmrive në vitin 2018). Italia nga ana tjetër, mund të jetë një përjashtim. Në Romë, ndjenja anti-euro vjen nga të dyja anët, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Tani që partia e tij erdhi në pushtet, Matteo Salvini mund të shndërrohet në mankthin më të madh të burokratëve të eurozonës. Italia është mjaf e fuqishme dhe ka ekonomistë mjaft të zotë që mund të menaxhojnë largimin de facto nga eurozona, duke krijuar në fakt një monedhë fleksibile, që mund të ndihmojë në rivendosjen e prosperitetit. Kjo do të shkelte rregullat e euros, por barra e një largimi de fakto, me të gjitha pasojat e saj, do të zhvendoset për herë të parë në Bruksel dhe Frankfurt.

Joseph E. Stiglitz, është fitues i çmimit Nobel në ekonomi, është Profesor në Universitetin e Kolumbisë si dhe kryeekonomist në Institutin Roosevelt. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë