Futboll

Përplasje rivalësh në javën e 13-të, fitorja vlen dyfish

Fatjon Rupi – Para ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Superiorja luan javën e 13-të, ku kalendari rezervon përplasje mjaft interesante rivalësh, që do të thotë se fitorja vlen 6 pikë. Ekipet e kreut ndeshen mes tyre dhe ato të fundit po ashtu mes tyre. Nuk janë sfida vendimtare për fatet e sezonit, por që përcaktojnë jo pak, veçanërisht për ekipet që kanë gabuar në javën e 12-të.

Partizani kryesues pret Laçin, një pengesë shumë serioze. Paslargimit të Artan Mërgjyshit, Laçi është drejtuar nga Migen Memelli në dyndeshjet e fundit dhe ka marrë 6 pikë, duke mundur Luftëtarin dhe Skënderbeun.Të kuqtë e dinë mirë forcën e kurbinasve, por e kanë të qartë se për të fituar titullin duhet të kalojnë çdo sfidë. Dy pikët diferencë që Partizani ka me Skënderbeune vendit të dytë nuk e vënë nën presioin, por në kampin e kuq janë të vendosur përta fituar me çdo kusht ndeshjen dhe për të qenë të qetë gjatë periudhës së ndërprerjessë kampionatit. Ka pasur një problem mes trajnerit Gega dhe sulmuesit Mensah,por që është zgjidhur. Të kuqtë janë më të plotë për këtë ndeshje.

Nga ndeshja Flamurtari-Skënderbeu e fazës së parë

Kryendeshja e kësaj jave mund të konsiderohet ajo që do të luhet në stadiumin e Korçës, ku Skënderbeu do të presë Flamurtarin. Të dy ekipet hodhën hapa falsë në mesjavë dhe kërkojnë të reagojnë, por kuptohet që vetëm njëri do të buzëqeshë pas këtyre 90 minutave. Korçarëve u duhet të mposhtin sërish ish-trajnerin e tyre, Ilir Daja, që drejton Flamurtarin. E bënë fazën e parë në Vlorë, por asnjëherë ndeshjet nuk janë njësoj dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. Vlonjatët shpresojnë të rikuperojnë në Korçë pikët e humbura me Luftëtarin  në fushën e tyre, ku barazuan 0-0.

Dy nga pesë ndeshjet e kësaj jave janë sfida mbijetese. Tirana,që është përfshirë në vorbullën e rënies, luan me Luftëtarin në Gjirokastër dhe objektivi i vetëm është fitorja, që do të ishte e para në drejtimin e trajnerit Ardian Mema. Gjirokastritët kanë gabuar disa herë në fushën e tyre dhe e kanë të qartë se ndaj Tiranës edhe barazimi nuk vlen. Kamza, që së fundi ka larguar edhe trajnerin e dytë për këtë sezon, ndeshet me Kastriotin e vendit të fundit dhe ka shansin e artë për të marrë tri pikët.

Nga ndeshja mes Tiranës dhe Luftëtarit në fazën e parë

Teuta-Kukësi është një çështje më vete për shkak të stadiumit. Kjo ndeshje luhet ditën e hënë, por drejtuesit e Kukësit kanë hasur vështirësi në gjetjen e një stadiumi. Stadiumi i Kamzës dhe “Selman Stërmasi” janë dy alternativat, ndërkohë që ndeshja ka rëndësi të veçantë sa u takon pretendimeve të dy skuadrave. Trajneri Armando Cungu do të vihej në diskutim, nëse skuadra e tij nuk arrin të mposhtë Teutën në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë