Rend dhe Ligj

Përplasi për vdekje të riun, arrestohet autori në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar autorin e aksidentit me vdekje ditën e djeshme në Qenas të Fierit.

I riu 28-vjeçar me inicialet K. M u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 24-vjeçarin me biçikletë.

Ai tashmë akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë