Rend dhe Ligj

Përplasi biçiklistin e mitur për vdekje, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi ka aksidentuar një biciklist të mitur, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.

Në pranga është vënë 26-vjeçari me inicialet I. Z.

Ai ka aksidentuar biçiklistin e mitur A. L, 14 vjeç, që si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë