Rend dhe Ligj

Përplasen dy automjete në Pogradec, plagoset një pasagjer

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec ku ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të fshatit Memëlisht, në të cilin janë përfshirë mjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë