Maturantët do zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të lëndëve me zgjedhje, duke përmbyllur ciklin e testimeve të Maturës Shtetërore 2026.
Sezoni i provimeve të detyruara nisi më 2 qershor me testin e Gjuhës së Huaj, vijoi më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor maturantët iu nënshtruan provimit të Matematikës.
Matura Shtetërore 2026 po administrohet në 144 qendra provimesh në të gjithë vendin, me angazhimin e mbi 2000 mësuesve administratorë dhe 170 monitoruesve të Ministrisë së Arsimit.
Në prag të provimit të fundit, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje maturantëve të respektojnë rregulloren e provimeve, duke kujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja tha se 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje