Arsim

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Nuk mund të vazhdojmë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë

Bojkoti i pedagogëve vazhdon edhe ditën e sotme, teksa kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, njoftoi se e njëjta situatë do të vazhdojë derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

“Kryesia e Sindikatës vendosi njëzëri shpalljen e bojktotit në të gjitha universitetet në solidaritet me studentët. Nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë prej muajsh dhe në përgjigje kanë marrë heshtjen dhe dhunën ekstreme”, tha Kovaçi, duke shtuar se nuk mund të vazhdojnë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë. “Sindikata kërkon ndalimin e dhunës së studentëve dhe protestuesve paqësore dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë urdhëruar dhe ushtruar dhunën”. 

Gjithashtu ai tha se kërkojnë të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë. 

“Do të kthehemi në auditor sapo studentët të marrin përgjigjen që meritojnë. Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por për pjesëmarrje me studentët në protestë. Çdo ditë në 10:00 do të marrim pjesë në marshim dhe në protestë”.

Pedagogët kanë qëndruar për më shumë se 1 orë para Kryeministrisë ku dhe bashkë me të rinjtë kanë përmbysur karriket e vendosura nga Kryeministri Edi Rama, duke refuzuar kështu kërkesën e tij për dialog.

Më pas, ndryshe nga dje, pedagogët kanë vendosur të bëhen pjesë të marshimit të studentëve drejt Ministrisë së Arsimit ku kryesisht çdo ditë deri më tani, kanë filluar dhe përplasjet me policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë