Politike

Përjashtimi i 7 deputetëve, Bardhi dhe Berisha mbledhin deputetët: Rama i ka bërë llogaritë gabim

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha mblodhën deputetët në kryesinë e Kuvendit. Pas takimit, Bardhi tha se aksioni i opozitës në Kuvend do të vijojë.

“Nëse mendojnë se do i shuajnë të drejtat e opozitës me përjashtime i kanë bërë llogaritë gabim. Koleget do jenë në mbledhje. Ndryshe nga hera tjerët kur nuk u njoftuan na njoftuan një orë përpara, por kemi marr vendimin që të shkojmë në mbledhjen e sekretariatit. Përjashtimet arbitrare të opozitës janë një shenjë arrogance ndaj deputetëve, dhe u them të heqin dore nga aktet e provokimit të opozitës. T’i mohosh opozitës të drejtën të ushtrojnë të drejtat e tyre Edi Rama ka vërtetuar që jemi në një sistem një partiak.

Çdo provokimi do i përgjigjemi më mjete demokratike, jemi të gatshëm të bëjnë çdo sakrificë brenda hapësirës demokratike për tu vetëmbrojtur. Nuk ja dhurojmë mandatet Edi Ramës dhe kukullave të tij. Koleget e mi të mazhorancës janë në atë sallë për të mbrojtur dhe fshehur skandalet dhe vjedhjet e tij”, tha Bardhi duke iu referuar masës përjashtimore që kanë propozuar një grup deputetësh të PS-së ndaj 7 deputetëve të PD.

Nga ana tjetër Berisha ka qenë më i ashpër.

“Edi Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin. Deputetët e PS-së të mos bëhen provokatorë, të respektojnë protestën tonë

U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.

Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.

Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata.

Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.

Kjo është thirrja ime për ta.

Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.

Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin.

Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22. 

Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën.

Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë