Politike

PS përjashton 6 deputetë, PD e Rithemelimit mësyn tek komisioni i Etikës

Partia Socialiste ka zyrtarizuar përjashtimin e deputetëve të PD-së pas bllokimit të seancës parlamentare ditën e hënë

PS përjashtoi deputetët; Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi. Ndërkohë Lefter Gështenja nuk u ndëshkua edhe pse ishte propozuar për masë.

Në shkresën e firmosur nga 13 socialistë, renditen shkeljet e bëra nga deputetët e opozitës, sipas PS-së.

Foto nga shkresa e kerkeses per perjashtimin e 7 deputeteve te PD

“Deputeti Gazment Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste kryetaren e Kuvendit me shishen e ujit e cila ishte në foltore...”, thuhet ndër të tjera në shkresë

Ndërkohë, protagonist i bllokimit të punimeve parlamentare u bë deputeti i PD Bledion Nallbani, i cili në seancën e së hënës tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.

Në fillim të mbledhjes të Sekretariatit të Etikës, në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur deputetët Sali Berisha, Albana Vokshi e Edmond Spahon, të cilët kërkuan të marrin pjesë në mbledhje. Ata nuk janë lejuar që të futen nga garda, ndërsa deputetët e opozitës kërkojnë mbledhje me dyer të hapura.

“Pse e ke thirrur Gardën në një mbledhje Komisionin! E ke thirrur për të provokuar!”,  i tha Vokshi koleges Bushka.

"Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi.
Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje.
Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.
Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij.
Përjashton deputetë pa u dëgjuar", tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë