Lajme

Përfundon mbikalimi i rrugës në aeroportin e Kukësit

Mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit ka përfunduar. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet e filmuara me dron në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i qeverisë shprehet se tashmë është çdo gjë gati për flukset që, sipas tij, do të sjellë së shpejti “programi i fluturimeve të kontraktuara.” Të premten në aeroportin e Kukësit u ul aeroplani i parë i kompanisë loë cost “WizzAir”.

Kjo kompani njoftoi se fillimisht do të nisë fluturimet nga aeroporti i Kukësit drejt destinacioneve Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Ndërsa kryeministri Rama bëri të ditur se po punohet që të vendoset edhe linja Kukës-Londër.

Rama është zotuar se brenda këtij mandati aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë referimi jo vetëm për zonën, por edhe më tej, duke e cilësuar si epokë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë