Lajme

Përfshihet nga flakët banesa në Kurbin, asfiksohet një fëmijë

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Mësohet se nga flakët është asfiksuar një fëmijë i vogël 3-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Dyshohet se shkak i rënies së flakëve ka qenë një sobë me dru.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë