Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët banesa në Dukat, dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë në fshatin Dukat të Vlorës është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak për nisjen e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat janë duke u ndihmuar edhe nga banorët për shuarjen e flakëve.

Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht banesën, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë