Taksa

Përdoruesit mund të llogarisin vetë se sa para i detyrohen qeverisë për taksën e kriptomonedhave

Platforma më e madhe në botë për kriptomonedhat, Binance, ka prezantuar një mjet ku përdoruesit mund të përllogarisin detyrimet tatimore për kriptot e tyre ndërsa qeveritë kërkojnë gjithnjë e më shumë që të mos humbasin asnjë nga të ardhurat që krijon industria.

Mjeti që mund të përdoret falas, mund të përllogarisë deri në 100.000 transaksione dhe tani është i disponueshëm vetëm për Kanadanë dhe Francën. Platforma planifikon të shtrihet edhe në rajone të tjera.

Disa vende kanë paraqitur kërkesa më të forta rreth taksimit të aseteve kripto në muajt e fundit. Në fund të vitit të kaluar, Italia vendosi një taksë prej 26% mbi fitimet e tregtimit të kriptove mbi 2.000 euro (2.160 dollarë). Ndërkohë, India këtë muaj nxorri dhëmbët në rregullat e saj të taksave të kriptove, me një dispozitë për burgim deri në 84 muaj për mospërputhje me kërkesat e raportimit.

Qëllimi i Binance është të thjeshtojë llogaritjen e fitimeve dhe humbjeve gjatë gjithë vitit. Për tregtarët e përhershëm, kjo mund të arrijë në mijëra transaksione, që do të thotë shumë orë punë për të siguruar llogaritjen e saktë. Megjithatë, produkti është në një fazë të hershme dhe nuk mbështet të gjitha llojet e transaksioneve. Përdoruesit do të duhet të bëjnë rregullime.

"Me një klikim, tani mund të hidhni transaksionet tuaja Binance në kalkulatorin tonë dhe të merrni një vlerësim të thjeshtë por gjithëpërfshirës të detyrimeve tuaja tatimore në varësi të juridiksionit tuaj," tha Binance të hënën.

Shqipëria është ndër shtetet që planifikojnë të miratojnë një qasje të tillë. Të ardhurat e investimit në mjetet virtuale, por edhe të ardhurat nga krijimi i tyre do të quhen “të ardhura të tatueshme” dhe do të tatohet vetëm diferenca midis vlerës në shitje dhe vlerës në blerje. Nëse të ardhurat nga tjetërsimi i mjeteve virtuale rezultojnë me humbje në një vit tatimor, të ardhurat e tatueshme të investimit konsiderohen të jenë zero./Coindesk


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë