Para

Kriptomonedhat duhet të trajtohen dhe taksohen si kumari!

Nga Fabio Panetta* - Viti i shkuar ishte viti që çarmatosi tregun  e kriptomonedhave dhe investitorët shkuan nga frika se mos po humbisnin trendin e t'u bërit pjesë e tregut në frikën se mos nuk po dalin dot më nga ky treg. TerraUSD, një monedhë e qëndrueshme (stablecoin) që vetëm kishte emrin e tillë ishte e para që krijoi zinxhirin e falimentimeve dhe rrezoi dhjetëra platforma këmbimi, një fond mbrojtjeje dhe kompanitë prodhuese. Kompani të tjera pritet t'i shtohen listës në vijim.

Këto dështime ndodhën shpejt, duke reflektuar vulnerabilitetin tepër të lartë të lojtarëve të kriptove, ndërlidhjen e tyre në të gjithë ekosistemin dhe strukturat e tyre aspak të qarta të qeverisjes. Megjithatë, çuditërisht, shkatërrimi i tregut të kriptove e ka lënë sistemin financiar kryesisht të padëmtuar.

Kështu, shumica mendojnë që është më mirë ta lëmë tregun e kriptove të digjet se sa ta rregullojmë dhe të rrezikojmë legjitimin e tyre.

Do të listoj dy pika të rëndësishme.

Fillimisht, përpos mangësirave fondamentale që kanë, nuk është e sigurtë se kriptot do të vetë-shkatërrohen. P.sh kriptomonedhat e pambështetura në ndonjë aset tjetër, nuk kanë asnjë rol social apo ekonomik. Rallë përdoren për pagesa dhe nuk financojnë as konsum as investim. Pra, nuk kanë vlerë.  Janë asete spekulative. Investitorët i blejnë ato me qëllimin e vetëm të shitjes me një çmim më të lartë. Në fakt, ato janë kumar i fshehur si aset. Dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të presim që ato të zhduken.

Njerëzit kanë luajtur kumar gjithmonë, në mënyra të ndryshme dhe në një epokë digjitale, kriptot janë mjeti i duhur.

Së dyti, kosto që ka shoqëria ndaj një industrie kriptomonedhash të parregulluara është shumë e lartë për tu mos u vënë re. Ndodhitë e 2022-shit lanë shumë njerëz pa para. Nuk digjen vetëm kriptot.

Rrjedhimisht, një aset i parregulluar mund të përdoret për evazion taksash, pastrim parash, financim terrorizmi dhe shmangie sanksionesh. Ato kanë dhe kosto të lartë mjedisore. Prandaj nuk mund të përballojmë dot mosrregullimin e kriptove.

Ne duhet të ndërtojmë parmakë që adresojnë boshllëqet rregullatore dhe arbitrazhin dhe të trajtojnë kostot e rëndësishme sociale të kriptove.

Rregullimi i tregjeve të kriptomonedhave në BE është hap i rëndësishëm. Është thelbësore që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithsesi ka shumë punë për t'u bërë edhe në shërbimet e tjera.

Ligji duhet t'i njohë kriptot si aktivitet kumari dhe të mbrojë konsuamtorët njësoj siç i mbron nga kumari. Ato duhet të taksohen në bazë të kostove që kanë në shoqëri.

Megjithatë, vetëm rregullimi dhe taksat nuk do të jenë të mjaftueshme për të trajtuar mangësitë e kriptove. Për të ndërtuar themele të forta për ekosistemin e financave digjitale, ne kemi nevojë për një aset pa rrezik dhe të besueshëm, i cili mund të sigurohet vetëm nga paratë e bankës qendrore. Kjo është arsyeja pse BQE-ja dhe bankat qendrore në mbarë botën po punojnë për monedhat digjitale të bankës qendrore me pakicë dhe me shumicë. Duke ruajtur rolin e parasë së bankës qendrore si spirancë e sistemit të pagesave, bankat qendrore do të ruajnë besimin nga i cili në fund varen format private të parasë. /

Burimi: FinancialTimes, përshtati: Gazeta 'SI'

*Fabio Panetta është anëtar i bordit të Bankës Qendrore Europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë