Keshilla

Përdorimi i telefonit mbi pesë orë në ditë shkakton obezitet

Hulumtuesit kanë zbuluar se studentët që përdorin telefonat pesë ose më shumë orë në ditë janë të prirur ndaj rrezikut më të lartë të mbipeshes dhe ka të ngjarë të kenë edhe probleme të tjera shëndetësore gjatë jetës, si rreziku i sëmundjeve të zemrës. Studiuesit analizuan 1,060 studentë (700 vajza dhe 360 djem), ku mosha mesatare e tyre ishte 19 deri në 20 vjeç. "Eshtë e rëndësishme që popullata e përgjithshme të dijë dhe të jetë e vetëdijshme që, pavarësisht se është padyshim tërheqëse për qëllime të shumta, transportueshmëria, komoditeti, qasja në shërbime të panumërta, burime informacioni dhe argëtimi, teknologjia celulare ndikon gjithashtu edhe në aspektin shëndetësor", tha drejtuesi i studimit Mirary Mantilla-Morron nga Universiteti Simon Bolivar në Kolumbi.

Studimi zbuloi se rreziku i mbipeshës rritet për 43 përqind nëse një smartfon ishte përdorur për pesë ose më shumë orë në ditë, pasi studentët pjesëmarrës kishin dy herë më shumë të ngjarë të pinin më shumë pije me sheqer, ushqim të shpejtë, ëmbëlsirat, dhe të kishin zvogëluar aktivitetet fizike .

Sipas studiuesve, 26 përqind e studentëve që ishin mbipeshë dhe 4.6 përqind që ishin obez kaluan më shumë se pesë orë duke përdorur pajisjen e tyre tekonologjike

Shpenzimi i tepërt i kohës duke përdorur smartfonët, ju bën që të qëndroi më gjatë ulur, zvogëlon kohën e aktivitetit fizik, gjë që rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe llojet e ndryshme të kancerit, thuhet në studim. Sipas Rajesh Kapoor, nga Spitali Jaypee, Noida, përdorimi i telefonave inteligjentë sot nuk është një zgjedhje e thjeshtë, përkundrazi është bërë një domosdoshmëri. Por përdorimi i tij për një kohë të gjatë mund të rrezikojë jetën tuaj të shëndetshme.

"Mënyra më e mirë është të inkurajoni veten të zvogëloni kohëzgjatjen që po kaloni në telefon dhe pajisje të tjera teknologjike, të bëni aktivitetet fizike, si yoga , ose aktivitete të tjera sportive" tha Kapoor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë