Lajme

Përcillet në banesën e fundit aktori i madh, Xhevdet Ferri

Përcillet për në banesën e fundit, mes lotësh dhe dhimbjeje të madhe aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri.

Përmes një ceremonie të ngushtë familjare, mes miqve, aktorëve dhe atyre që e deshën dhe e respektuan i është dhënë lamtumira e fundit mesditën e sotme.

Kinematografia shqiptare humbi një personalitet të artit, ku publiku e pa në kinema për herë të fundit në filmin “Delegacioni”.

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë