Keshilla

Përballja me frikën, stresin dhe ankthin e shkaktuar nga kriza e koronavirusit

Jeta është bërë tepër stresuese, e pasigurt dhe sfiduese për të gjithë ne si rezultat i shpërthimit të COVID-19. Dhe gjithçka që ka ndodhur ka ndryshuar jetën tonë në mënyrë të menjëhershme, por duhet të mësojmë si të përballojmë stresin dhe ankthin që na ka përfshirë.
Psikologu Nail Shah shkruan se bota tashmë është një mes të tre pandemive.

  1. Pandemia e parë është frika dhe paniku se çfarë është COVID-19 dhe si mund të ndikojë tek ne fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe si shoqëri.
  2. E dyta është vetë koronavirusi
  3. Pandemia e tretë, të cilën ne do të shohim dëmtime të pashmangshme në të ardhmen e afërt, është pandemia e dëmtimit të shëndetit mendor i cili është një efekt anësor i asaj që ne po përjetojmë aktualisht.

Shëndeti i dobët mendor është tashmë një nga çështjet më të mëdha që prek shoqërinë moderne sot, dhe kjo gjendje sa vjen edhe rritet, duke prekur më shumë njerëz.
Sipas Shah, për të përballuar këtë, është e rëndësishme të merrni përsëri fuqinë tuaj! Ai shpjegon se ne po përjetojmë distancimin shoqëror, por duhet të shkëputemi edhe nga rrjetet sociale, duke anashkaluar kështu lajme të cilat na rëndojnë psikologjikisht.

“Pavarësisht se çfarë gjendje shëndetësore keni, ju duhet të kujdeseni që të mos përjetoni panik apo gjendje ankthi, të cilat do t’ju dëmtojnë më shumë,” ka shkruar Shah.
Ndër të tjera psikologu ka shkruar se mund të kërkohet ndihmë psikologjike shumë thjesht nga ekspertët. Ai shprehet se nuk duhet të jemi as të shqetësuar për punën, pasi në kohën e sotme kur mundësitë digjitale janë të mëdha, puna është më afër nesh.
Shah tregon gjithashtu se është e rëndësishmet të jetojmë shëndetshëm gjatë kësaj periudhe për të shmangur frikën dhe panikun. Ai thekson se për të shmangur këto gjendje kanë rëndësi të gjitha veprimet gjatë një dite, ushqimi i freskët, vitaminat dhe shtesat minerale.
“Gjatë javëve të ardhshme unë së bashku ne do të ofrojmë një seri udhëzimesh, për t;ju mbështetur më shumë gjatë kohës që kaloni në karantinë dhe ne do të punojmë së bashku që t’ju ndihmojmë në mirëqenien tuaj. Duke ju dëshiruar më të mirën qëndroni të lumtur dhe të shëndetshëm, kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin dhe klikoni këtu për të marrë këshilla nëse keni nevojë për ndonjë mbështetje. Duajeni jetën dhe buzëqeshni,” shpjegon Shah.
Shah poston video këshilluese rregullisht në portalin https://www.stress.org.uk/ për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë