Mendim

Për një normalitet të ri europian

E dinim tashmë se mënyra jonë e mëparshme e të jetuarit nuk do të kthehej, por “normaliteti” i ri a do të paralamërojë një e ardhme e përbashkët europiane?

Nga Javier López & Javier López - Koronavirusi ka dëshmuar një kërcënim vdekjeprurës të padukshëm - jo vetëm për shëndetin e qytetarisë, por edhe stabilitetin e sistemit tonë politik dhe ekonomik. Qeveritë e shteteve anëtare dhe institucionet e Bashkimit Europian po garojnë me kohën, për të gjetur një përgjigje që mbron miliona vende pune dhe shmang një recesion me efekte anësore të paparashikueshme elektorale.

Jemi përballë një krize, më të thellë edhe sesa kriza globale financiare e vitit 2008, e cila kërcënon të lërë një trashëgimi të rëndë për brezat e ardhshëm. Dhe ekzistojnë rrethanat rënduese të sfidave si presioni i ndryshimit të klimës, çekuilibri demografik dhe një problem kronik me sistemin tonë të azilit.

Administratat publike do të duhet të luftojnë kundër inercisë së kthimit në 'normalitetin e vjetër' dhe të bashkëpunojnë në vend të kësaj për një strategji të re vizionare - të aftë jo vetëm për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë, por edhe për t'u përgatitur më mirë për të tjerat që mund të vijnë— që të ketë një Europë sociale dhe të qëndrueshme me një domen publik më të fortë.

Stuhi perfekte

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, masat bllokuese dhe distancimi shoqëror mund të shkaktojnë që ekonomitë kryesore të humbasin deri në një të tretën e produktit të tyre vjetor bruto dhe papunësia të arrijë në nivelin deri në 25 përqind në disa vende të BE-së . Kjo, së bashku me një rënie dramatike të të ardhurave nga taksat dhe borxhi i pashmangshëm kombëtar në shkallë të gjerë, krijon një stuhi të përsosur për çdo shtet social dhe demokratik, që shumë pak buxhete kombëtare mund tia dalin të vetme.

Pa një strategji të duhur afatgjatë, rrjetat e sigurisë sociale dhe arkitekturat e shtetit të mirëqenies mund të shemben. Financimi i kujdesit shëndetësor dhe arsimit, si dhe mundësia për të rinjtë në tregun e punës, mund të kufizohen ndjeshëm.

Krizat e mëparshme na kanë çuar në pabarazi më të madhe të ardhurash, pasiguri më të madhe mes qytetarëve dhe një ndalesë - madje edhe regresion - në luftën për qëndrueshmëri ekologjike. Ne ende nuk kishim rimarrë veten nga ato, kur u zhytëm në një krizë tjetër globale, sistemike.

Këtë herë, megjithatë, BE përballet me një mundësi të artë për të përshpejtuar tranzicionet e nevojshme dhe për t'i dhënë fund dobësive të saj strategjike. Nëse vendet punojnë së bashku në unison, ata mund të arrijnë shumë më tepër sesa shuma e përpjekjeve individuale.

Paketat e investimeve

BE duhet të vendosë paketa ndihme dhe investimesh nën perspektivën e solidaritetit, ambicies dhe tranzicionit të gjelbër, duke vendosur synime që çojnë në një qëndrueshmëri më të madhe, punësim të plotë, shërbime publike cilësore dhe një revolucion të drejtë tatimor për të financuar një Europë vërtet sociale. Është thelbësore të zhvillohet një degë fiskale e vërtetë europiane - Fondi i Rimëkëmbjes dhe një kornizë e forcuar financiare shumëvjeçare kanë potenciale për këtë.

Kjo është edhe koha për të prezantuar  rregulla fiskale në nivelin e BE-së që parandalojnë praktikat e padrejta mes vendeve anëtare dhe të vendosura në në nivelin e BE për kompanitë shumëkombëshe. Shërbimet dixhitale duhet të tatohen në nivelin Europian dhe një taksë europiane e pasurisë do të favorizonte më tej konvergjencën europiane. E gjithë kjo do të na mundësonte të sigurohemi që plotësohen nevojat sociale dhe të shmanget kurthi i borxhit në disa vende të BE-së.

Lufta kundër ndryshimit të klimës, në krye të axhendës europiane para pandemisë, tashmë është më e rëndësishme se kurrë: ngrohja globale dhe mungesa e sigurisë ushqimore vetëm rrisin shanset për pandemi të tjera zoonotike. BE tashmë ka shpallur legjislacion për të siguruar zbatimin e politikës së saj të qëndrueshmërisë dhe është thelbësore që ne të qëndrojmë në rrugën e duhur - edhe pse rimëkëmbja ekonomike padyshim që do të vijë me presione të forta për të dobësuar axhendën tonë mjedisore dhe për të liruar standardet. Transformimi i gjelbër duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të planit europian të rimëkëmbjes, të cilit duhet t'i shtojmë “nxitjen dixhitale” të ekonomisë sonë dhe forcimin e industrive strategjike europiane.”

Punësim i plotë

Në të njëjtën kohë, programet e mbështetjes së BE-së duhet të adresojnë transformimin e nevojshëm të sistemeve të punësimit me qëllimin e qartë për të arritur punësim të plotë - përmirësimin e tranzicionit midis arsimit dhe punës për të frenuar ndikimin e këtyre krizave te rinia. Programe të tilla gjithashtu duhet të përqafojnë strategji për përshtatjen dhe rifreskimin e aftësive të punëtorëve në sektorë pothuajse të vjetëruar.

Forcimi i gjendjes së mirëqenies dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike kërkon më tej rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik. Një shtet i mirëqenies është një garanci e një shoqërie e cila është më e fortë, më kohezive dhe më elastike përballë krizave të tilla si ajo që po përjetohet.

Vendet me qeverisje më të dobët janë dëshmuar më të prekshme nga goditjet e pafavorshme. Si në nivel europian, ashtu edhe në atë kombëtar, duhen promovuar reforma që rrisin cilësinë institucionale: përgjegjshmërinë, transparencën dhe qeverisjen dixhitale.

Bashkëpunimi global

Bota po bëhet gjithnjë e më e fragmentarizuar, kontroverse, nacionaliste dhe e përcaktuar nga sulmet kundër multilateralizmit dhe institucioneve të tij, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Europa duhet të luftojë për vlerat e saj që kur është themeluar dhe bashkëpunimin global thelbësor për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Kjo kërkon gjithashtu një bashkëpunim më të madh politik brenda BE-së, për të siguruar një fokus afatgjatë, strategjik, për interesat e menjëhershme elektorale - pa shpërfillur nevojën për të luftuar kundër Euroskepticizmit dhe për të zgjeruar mbështetjen e publikut për projektin Europian, i cili nuk mund të merret si i mirëqenë . Asgjë nuk është më efektive në këtë drejtim sesa një Europë protektive dhe e dobishme - një burim i sigurisë politike, ekonomike dhe sociale në kontekstin e pasigurisë radikale.

Kthimi në botën para koronavirusit nuk është as e mundshme, as e dëshirueshme. Po ndodh përballja me një mundësi për ndryshime reale. Është shansi të zbatohet një strategji për një të ardhme më të mirë europiane, të përbashkët, që nuk duhet humbur: mund të rezultojë si shans i fundit. Burimi: socialeurope.eu/ Solli në shqip: Gazeta"Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë