Analize

Për çfarë do të merret në pyetje Presidenti Trump?

Trump

Hetuesi special, Robert Mueller i ka dhënë tashmë Presidentit Trump një listë pyetjesh, por nëse presidenti bie dakord të ulet dhe të përgjigjet, Muller do të përballet me provën më të vështirë të jetës së tij.

Duke i dhënë ekipit ligjor të presidentit njoftim paraprak të këtyre pyetjeve, Mueller ka bërë të qartë se ai nuk ka interes të luajë “kukafshehtazi”. Hetuesit e tij kanë përgatitur një intervistë të drejtë për presidentin që përfshin pyetje të thjeshta dhe të drejtpërdrejta mbi kontaktet e tij me rusët.

Problemi i Trump dhe ekipit të tij ligjor është se presidenti do ta vendosë veten në rrezik të madh ligjor nëse përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk janë të vërteta.

Robert Muller

Shumë nga pyetjet kanë për qëllim të hedhin dritë mbi pistat kryesore të hetimit dhe dyshimet se presidenti mund të ketë penguar drejtësinë.

Cilat ishin motivet e tij për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe a ishte ky vendim për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij apo veten nga drejtësia?  A po përpiqej presidenti të kërcënote Comey për të mos të dëshmuar nëpërmjet deklaratave të njëpasnjëshme në media dhe postime në Twitter?

Trump dhe Comey

Pyetjet e kësaj seancë të jashëzakonshme duket t’i bëjnë jehonë pyetjes së famshme të senatorit republikan Hoëard Baker në seancat e Watergate: Çfarë dinte presidenti dhe kur e dinte?

Nëse nuk kishte vërtet bashkëpunim më rusët, siç pretendon vazhdimisht Trump, atëherë ai do të duhet të shpjegojë se si është e mundur që të mos dinte për asnjë nga 70 kontaktet që kanë pasur bashkëpunëtorët e tij me rusët gjatë dhe pas fushatës.

Si ka mundësi që presidenti nuk dinte asgjë për takimin në Kullën Trump mes drejtuesit të ekipit të tij Paul Manafort, Donald Trump Jr, dhëndrit të tij Jared Kushner dhe rusëve?

Pyetjet e Mueller tregojnë se hetimi i komploteve dhe shkeljeve të tjera mund të zbulojë një marrëveshje të “fshehtë" mes ekipit të Donald Trump.

Ekipi i Trrump

Duke dhënë përgjigje të drejtpërdrejta në lidhje me sjelljen e tij, Presidenti Trump rrezikon të forcojë dyshimet për pengimin e drejtësisë dhe të implikohet në konspiracionin për bashkëpunimin e mundshëm me Rusinë. Nëse Trump tenton t’i bëjë bisht pyetjeve të hetuesve, ai rrezikon ndjekjen penale për bërjen e deklaratave të rreme para agjentëve federalë, e njëjta vepër me të cilën janë fajësuar ish bashkëpunëtorët e tij Michael Flynn, George Papadopolous dhe Rick Gates.

Natyrisht, presidenti nuk është i detyruar të paraqitet vullnetarisht për të dhënë dëshminë e tij, por problemi është se nuk po flasim një vendim që mund ta marrë i vetëm.

Mueller mund të bëjë atë që Avokati i Pavarur Ken Starr të detyrojë Trump të dëshmojë para një jurie të madhe. (Presidenti Clinton u pendua pasi iu dërgua një urdhër i tillë).

Edhe pse gjykatat kanë qenë të ndjeshme ndaj nevojës për ta marrë një president dhe për ta ulur në karrigen e të gjykuarit, ato kanë hedhur poshtë pretendimet se presidenti është përtej ligjit.

I ballafaquar me detyrimin për të dëshmuar, Presidenti Trump ka një tjetër mundësi, të përdorë të drejtën e Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit. Normalisht, është e vështirë që zyrtarët publikë të ushtrojnë këtë mundësi. Presidenti Trump ka bërë një betim për t'u kujdesur që ligjet të ekzekutohen me përpikmëri dhe refuzimi për t'iu përgjigjur pyetjeve të një hetuesi federal, nuk është në përputhje me këtë betim.

 Donald Trump,  Melania Trump

Nëse Trump përdor Amendamentin e Pestë ka rrezik që Mueller ta akuzojë presidentin si një bashkë-fajtor për bashkëpunim me rusët. Edhe pse politika aktuale e Departamentit të Drejtësisë sugjeron që një president nuk mund të paditet, departamenti nuk është përballur kurrë me këto rrethana të jashtëzakonshme dhe Muller mund t'i kërkojë të ndryshojë qëndrimin.

Amendamenti i Pestë mund të jetë shkatërrimtar për Presidentin, nësë bashkohet me provat që mund të paraqiten në raportin që Mueller është duke përgatitur për Kongresin Amerikan.

Presidenti nuk gëzon imunitet të veçantë nga akuzat për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë apo në procesit zgjedhor pasi ideja se asnjë person nuk është mbi ligjin është thelbësor për SHBA-në./Politico/

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë