Ne rrjet

Pentagoni: Pas ardhjes në pushtet të Vuçiçit, Serbia ka lëvizur në “sferën” e Rusisë

Pentagoni ngre alarmin se Serbia është vendi më i ndjeshëm ndaj ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Në një raport të publikuar se fundmi, Ministria e Mbrojtjes Amerikane thotë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit vendeve ishin në një nivel më të ulët para se të vinte në pushtet Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiç në vitin 2012.

Raporti i Pentagonit thotë se Rusia, për të kundërshtuar izolimin ndërkombëtar që ndodhi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ka filluar të shfaqë interes shtesë për Serbinë. Dhe ky inters duket se nuk i ka shpëtuar syrit të Beogradit.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2012, Partia Progresiste Serbe ka ndërmarrë hapa për të thelluar bashkëpunimin me Rusinë, duke nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në vitin 2013 dhe duke mbajtur të paktën dy ushtrime të përbashkëta ushtarake në vit.

Serbia është gjithashtu i vetmi vend në rajon që blen pajisje ushtarake nga Rusia, thuhet në Raport.

"Serbia po e intensifikon bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë, ndërsa, në të njëjtën kohë, brenda vendit, po tërhiqet nga reforma dhe demokratizimi dhe raportohet se po përpiqet të shtyjë zgjidhjen e çështjen e Kosovës. Dhe ne e dimë se Rusia nuk ka interes për të zgjidhur këtë çështje, "thotë eksperti Edward Joseph për Zërin e Amerikës.

Ai vuri theks të veçantë në bashkëpunimin midis shërbimeve sekrete të Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se kjo paraqet një rrezik të jashtëzakonshëm për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se është kundër BE-së dhe Perëndimit.

"Ne kemi nevojë të bisedojmë me Presidentin Vuçiç shumë më hapur dhe duhet të ndalojmë së kërkuar të gjejmë një zgjidhje për Kosovën që në një farë mënyrë kompenson Serbinë. Askush nuk duhet të mendojë për kompensim për një udhëheqës që ka një bashkëpunim kaq të gjerë me një armik siç është Moska dhe cnon liritë qytetarëve atyre ", tha Joseph.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë