Para

Pensionet, rritja nga një kafe deri në një kg mish

Qeveria indekson pensionet tre muaj përpara zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Indeksimi i vendosur në mbledhjen e së mërkurës është në masën 2,8 % dhe sipas kategorive përfituese në shumë monetare kjo masë “rritjeje” përkthehet nga 98 lekë deri në 749 lekë.

Nga arka e shtetit do të vihen në dispozicion 2 390 000 000 (dy miliardë e treqind e nëntëdhjetë milionë) lekë, dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së të vitit 2019, të cilat ndahen:

a) 2 376 000 000 (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve;

b) 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a.

Si do të indeksohen pesnionet

Përfituesit e indeksimit prej 2,8 % do të jenë:

-Ushtarakët e Forcave të Armatosura në RSH.
- Punonjësit e Policisë së Shtetit.
- Punonjësit e Gardës së RSH.
- Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit.
- Punonjësit e Policisë së Burgjeve.
- Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit.
- Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
- Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
- Punonjësit e universiteteve
- Punonjësit e shkollave të larta
- Punonjësit e Qendrës së Studimeve Albanologjike
- Punonjësit e Akademisë së Shkencave
- Punonjëist e të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë
- Pilotët fluturues në pension
- Ata që kanë punuar në miniera në nëntokëPër familjet e pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit
- Efektivët, oficerët dhe nënoficerët, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension
- Punonjësit që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake
- Pensionet sociale

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara sipas bazës ligjore në fuqi të11.5.1993-it, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2019 nuk do të jenë më pak se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj dhe më shumë se 27 506 (njëzet e shtatë mijë e pesëqind e gjashtë) lekë në muaj.

Kurse, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2019 nuk do të jenë më pak se 9 418 (nëntë mijë e katërqind e tetëmbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjete e tre) lekë në muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.4.2019 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj.

Pensionet rurale do të përfitojnë kompensimin e të ardhurave mujore me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë:

a) deri në 15 403 (pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e tre) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 903 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tre) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 10 108 (dhjetë mijë e njëqind e tetë) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave përkatëse do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.4.2019 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 403 (pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e tre) lekë në muaj.
Përfituesit e mësipërm të pensioneve, krahas pensionit dhe kompensimeve, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë