Keshilla

Pensionet në shtëpi / Si të kontaktoni postën, pasi adresat s’janë të sakta

Posta Shqiptare, për të lehtësuar komunikimin me të në lidhje me shpënien e pensioneve në shtëpi sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të disa ditëve më parë për të mbrojtur moshën e tretë nga infektimi me Covid-19, ka afishuar në faqen e saj në facebook të gjitha mënyrat dhe numrat e kontaktit të filialeve të saj për të gjthë vendin.  

Posta u bën thirrje të  gjithëve që të vijnë në ndihmë të të moshuarve.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, mbi njoftimin e mbylljes së zyrave postare të pensioneve dhe masën e marrë nga Posta Shqiptare për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi, është vënë re se shumica e të dhënave të kërkuara nuk janë të sakta.

Lutemi, që në këto ditë të vështira, të ndihmoni prindërit dhe gjyshërit tuaj.

Sa më të sakta të jenë të dhënat e kërkuara, aq më shpejt do të mund të procedojmë me shpërndarjen e pensioneve në shtëpi”- citon Posta Shqiptare.

Të dhënat që kërkohen konkretisht janë:

- Numrin e kartës së identitetit

-Numër telefoni

-Adresa e saktë

Në një letër formati këto të dhëna duhet të vendosen në zarf dhe të dërgohen pranë zyrës ku merret pensioni me qëllim që të njoftohet Posta për dërgesën e pensionit në shtëpi.

Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë:

? 0692285591

? 0694316998

Pagesat e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë

Posta Shqiptare në të njëjtën kohë thotë se të gjitha sportelet e saj në të gjithë vendin janë të  çelura dhe njofton mbi shpërndarjen e ndihmës ekonomike, invaliditetit/paaftësisë dhe kategorive të tjera të pagesave

“Në vijim të masave të marra nga Posta Shqiptare , në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ju njoftojmë se pagesat e ndihmës ekonomike, invaliditetit/paaftësia dhe kategorive të tjera të pagesave do të shpërndahen tek të njëjtat sportele në të cilat ky shërbim është ofruar më parë, sipas orarit të përcaktuar, 16:00 deri në 19:00. Lutemi të tregoheni të kujdessshëm në ndjekjen e këshillave të higjenës dhe të respektimit të rradhës, duke hyrë një nga një në sportel. Zyrat postare do të jenë të hapura 7 ditë të javës, duke ofruar shërbimet tona për të gjithë qytetarët shqiptarë.”- bën me dije Posta Shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë