Politike

PD nxjerr pamjet: Si Berisha dhe Noka mashtrojnë me protestën e 8 janarit

Partia Demokratike publikoi një tjetër video të premten duke përplasur qëndrimet Sali Berishës dhe Flamur Nokës me atë që ndodhi me 8 janar.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. 

Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.

Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  Ne kemi zgjedhur të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë