Politike

Pavarësia e SHBA, Meta mesazh urimi Joe Biden

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të SHBA, Joe Biden me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA.

"Arritjet mbresëlënëse të vendit Tuaj, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor. I nderuar Zoti President, është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t'Ju uroj Ju dhe popullit amerikan "Gëzuar Festën e Pavarësisë", si dhe t'Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkruan Meta.

Meta ja përçon mesazhin edhe të gjithë shqiptaro - amerikanëve, të cilët thotë se kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Meta e siguron Biden në mesazhin e tij se Shqipëria është e vendosur që të qëndrojë në krah të SHBA.

“Kam kënaqësinë t'Ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq”, shkruan Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë