Lajme

Patos, policia arreston dy persona, qëlluan me çifte bashkëfshatarin

Policia arreston dy persona dhe zbardh ngjarjen e datës 30 dhjetor, ku në fshatin Dukas, të Patosit, këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve: A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.
Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë