Politike

Pastërtia e figurës, PS miraton draftin për Metën, grupi ‘Alibeaj’ pro, Bylykbashi kundër: Cenon sigurinë juridike. Xhixho: Turp i PS, çështja në SPAK  

Pas tre ore debatesh ne Komisionin e Ligjeve, drafti i PS-së për kalimin në sitë të gjithë figurave publike të pastërtisë së figurës, ka marrë dritën jeshile pa asnjë votë kundër  Pro saj votuan edhe deputetët e grupit “Alibeaj”     

Partia Socialiste, përmes kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, futi në rendin e diskutimit projektligjin për të kaluar në kontroll të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani. Nisma vjen pas publikimit të dokumenteve të reja nga Autoriteti i Dosjeve për Ilir Metën.

Klotilda Bushka duke prezantuar draftin e PS per Ilir Meten

"Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ.

Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërtie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë", tha Bushka.

Ajo nuk përmendi emrin e Ilir Metës në veçanti por shtoi se transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që i shërben interesit kombëtar dhe të mirës publike

Përse sot? “Sepse asnjëherë nuk është vonë t’i shërbejme të vërtetës”,u përgjigj Bushka.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kërkoi që drati i propozuar të mos shndërrohet në luftë politike, por si mjet i nevojshëm për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë.

‘Kemi pasur parasysh me kolegët se rrezikun që iniciativa të tilla të mund të bien në kurthin politik të luftës politike. Mos e shihni në këtë mënyrë s’duhet të shndërrohet në një luftë politike, pro si një mjet i nevojshme që shoqëria shqiptare ka në raport me të shkuarën dhe historinë dhe realitetin me të ardhmen. Duhet parë vetëm në këtë mënyrë, jemi të hapur për ta parë ligjin’ tha Alibeaj, duke i hapur rruge votimit pro të draftit. Pro publikisht u shpreh deputeti tjeter Saimir Koreshi. Sipas tij, nisma madje eshte e vonuar.

Gazment Bardhi tregoi gjithashtu mbështetjen por nënvizoi se Autoriteti duhej të kishte treguar kujdes që të mos e kthente një fenomen që është shqetësues, në raste individuale 

“Kjo bën pis nismën, një propozim që Autoriteti e ka përsëritur, duhej të fokusohej tek fenomeni dhe jo tek individi, duhej të kishte treguar kujdes që të mos kthente një fenomen që është shqetësues në raste individuale  

Shpejtësia më të cilën ka vendosur Autoriteti na vë ne, në një pozitë paragjykueses, ky është një ligj që tenton të bëjë transparence për qytetarët, nuk duhet të ketë emër pas këtij ligji. Edhe ne duhet të tregojmë kujdes që të trajtojmë fenomenin, sepse përfshirja e emrave na fut në lojën politike”

E vetmja pyetje që ngriti Bardhi është nëse vendimet e Autoritetit që dalin duhet të konsiderohen përfundimtare apo jo?   

Tjetër qëndrim mbajti Oerd Bylykbashi kur tha se nisma është hipokrizi dhe cënon  vendime të Kushtetueses.

Sipas tij propozimi nuk zgjidh lustracionin që ka kërkuar PD në vitin 2008 dhe cenon sigurinë juridike.

Në mbledhje foli edhe anëtarja e PL-së në komision, Erisa Xhixho e cila u shpreh se priste në atë komision që të diskutohej për shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

“Ky është një akt për turpin e mazhorancës e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e këtij Autoriteti i vënë në lëvizje nga një email anonim dhe i gjithë ky ligj sepse nuk është ligj jemi para një alibie skandaloze shantazhuese e Autoritetit të Dosjeve

Autoriteti është kthyer në gjykatë kur thotë po prapë Autoriteti se si ka hetuar Ilir Metën ka marrë 7 vendime në një ditë dhe është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe ka dërguar me shumë shpejtësi letër në Kuvend ndërkohe që ligji vete e thotë që e ndalon hetimin dhe ndërkohe që letra është me emër dhe mbiemër  drejtuar Kuvendit kur ky Autoritet nuk është denjuar të bëjë a-në të marrë emër atësi mbiemër vetëm që ky të kthehet në një vegël politike të mazhorancës.

Emri i Ilir Metës në dokumentet më vonë nuk është përfshirë ne asnjë moment. Edhe vete personi i cenuar nuk përmend në asnjë moment emrin e Ilir Rexhep Metaj ndërkohë që çështja është në SPAK për Autoritetin për 7 vepra penale që duhet të veproje për zbardhjen e këtij rasti shumë të rëndë...”, tha Xhixho


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë