Politike

Alibeaj: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit, përjashtim ato që prekin sigurinë kombëtare. Bylykbashi: I kemi të hapura  

PD kërkon hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Alibeaj tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

"Përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për periudhën 20 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik 91. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit.  Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh”, tha Alibeaj.

“Nëse ka dosje për ta qytetarët kanë të drejtën ta bëjnë të marri edhe kopje të dokumentacionit”, reagoi kolegu i tij në PD, Oerd Bylykbashi  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë