Nga Artan Fuga – Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysmë bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal,
është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mençur, dhe kritikë,
na paraqesin neve pra
si një popull:
servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysmë debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!
Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,
Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.
Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.
Më vjen keq për këtë pamje të llahtarshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!
Nuk është ky populli im!
Unë e di që ata luajnë teatër,
bëj kuvendin sipas vendit,
shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimërore!
Tregti e detyruar!
Fake News i llahtarshëm!
Ndaleni këtë regjim se nuk na ka hije!
Lutem!
Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!
Nuk ka nevojë ta shtojmë edhe më!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.