Mendim

“Pasaporta shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës”

Kosova ka mbetur tanimë vendi më i izoluar në Europë. Edhe pse ka përmbushur të gjitha kushtet, Bashkimi Europian nuk ka dhënë ende një sinjal për liberalizimin e vizave, duke lënë në izolim shqiptarët e Kosovës. Duke u nisur nga ngrirja e këtij procesi, por edhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit, partia e Republikanëve të Kosovës i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të miratojë dhënien e pasaportave shqiptare për të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Kreu i kësaj partie, Faton Kurti i ka dërguar një letër të kreut të shtetit, duke thënë  se çdo qytetar që vërteton se ka origjinë shqiptare duhet të pajiset me pasaportë. Sipas tij, kjo është një e drejtë legjitime e çdo shqiptari të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës.

“Në kushtet e izolimit nga Europa, i cili u vulosnga mosliberalizimi i vizave me Kosovën, shqiptarët duhet të vendosin të marrinnë dorë fatet e tyre. Roli i Presidentit të shtetit Shqiptar ka qenë gjithnjësimbol kombëtar për ne shqiptarët e Diasporës dhe të trojeve të tjera, prandaj nëkushtet e izolimit kërkojmë një angazhim më aktiv nga Shqipëria”, shkruan zotiKurti. “Në pozitën e kryetarit të Partisë, Republikanët e Kosovës, po ndjek meshqetësim dhe angazhim momenti në të cilin ndodhemi si komb.  Integrimi europian është projekti për tëcilin kemi punuar kaq gjatë dhe mbetet qëllimi ynë final. Por, pa bashkim dhebashkëpunim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, a mund të kemi bashkëpunim mevendet fqinje?”, pyet ai. 

Faton Kurti 

Sipas politikanit, një nga kushtet që BE-ja kavendosur për anëtarësimin në strukturat europiane, është bashkëpunimi rajonal,por përpara se të forcojnë marrëdhëniet me vendet fqinje, sipas tij, shqiptarëtduhet të bashkohen me njëri-tjetrin.

“Si mund të pretendojmë bashkimin me vendet e tjeratë rajonit apo më gjerë, kur bashkëpunimi mes shqiptarëve është në stanjaciondhe ka mbetur më së shumti në nivelin teorik. Bashkimi i shqiptarëve sjellstabilitet dhe zhvillim ekonomik dhe do të ishte faktor paqeje në të gjithërajonin, ndaj ne duhet të përdorim pikat tona më të forta, të sprovuara edhenga sfidat historike që kemi kaluar si komb”, shkruan kreu i republikanëve nëletrën e tij për zotin Meta.

Sipas tij, detyra më e madhe e çdo politikani ështëbashkimi i shqiptarëve.  “Ndonëse deri mëtani ka tingëlluar epike dhe patetike, Bashkimi ose më saktë, ai që unë ecilësoj si Ribashkim Kombëtar duhet të jetë projekti dhe koncepti për të cilin çdoshqiptar duhet të punojë, aq më tepër ne që kemi zgjedhur politikën si misiondhe shërbim.

Kurti shprehet se procesi i pajisjes me pasaporta shqiptare të të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe diaporës është përfolur shumë herë nga politika, por puna që është bërë në këtë drejtim ka qenë e pamjaftueshme.

“Pajisja me pasaporta shqiptare do të sillte lehtësime ekonomike, benefitet e të cilave do të fillonim ti shihnim shumë shpejt dhe askush nuk duhet të frikësohet nga kjo e drejtë legjitime e çdo shqiptari”,i shkruan ai zotit Meta. “Kam vënë re se ju personalisht keni bërë diçka më shumë në këtë drejtim duke pajisur me pasaporta shqiptare personalitete të artit apo sportit, por besoj fort se kjo duhet shtyrë më tej.

Sipas tij pajisja me pasaporta  është një e drejtë legjitime e shqiptarëve dhe do t’i hapte rrugën Ribashkimit Kombëtar.

“Të gjithë shqiptarët pavarësisht se ku jetojnë në Kosovë, Mal të Zi apo në Diasporë duhet të pajisen me pasaporta shqiptare nëse e dëshirojnë një gjë të tillë. Të gjithë shqiptarët, kudo që ata të jetojnë dhe veprojnë të pajisen me pasaportë shqiptare siç e përcakton edhe vetë ligji për marrjen e shtetësisë. Pothuajse të gjitha shtetet europiane, ofrojnë nënshtetësinë e shteteve të tyre për ata që verifikojnë prejardhjen e tyre kombëtare edhe nëse kjo i përket disa gjeneratave më parë”, shprehet Kurti. “Republikanët e Kosovës si një forcë progresiste në skenën politike të Kosovës dhe unë personalisht si kryetar i saj, e shohim si të domosdoshme pajisjen me nënshtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve të trojeve”, vijon Kurti.

Ai shkon edhe më tej duke e krahasuar bashkimin e trojeve shqiptare si bashkimii Gjermanisë. “Pas bashkimit të dy Gjermanive ish-kancelari Helmut Kohl propozoipajisjen me pasaporta gjermane për të gjithë ata që verifikonin prejardhjenedhe të largët të origjinës gjermane. Askush nuk u dëmtua nga ky projektgjerman në mes të Europës, përkundrazi bashkimi i Gjermanisë u kthye nëbazament për një Europë më të bashkuar, më solide dhe më të zhvilluar”, shkruanKurti. “Shqiptarët e Kosovës, Iliridës, Luginës së Preshevës, Sanxhakut, Malittë Zi, Çamërisë e deri në Turqi kanë dokumentacinin që vërteton prejardhjen dhegjakun e tyre shqiptar me gjenerata me radhë ndërkohë që kjo e drejtë deri mëtani ju është mohuar pa asnjë lloj arsyetimi!”, shton ai.

Sipas kreut të Republikanëve të Kosovës shqiptarët duhet të jenë në sintoni dhe të përgatitur për ndryshimin e aleancave dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Edhe pse është hera e parë që një politikan nga Kosova i drejton një letër të posaçme për këtë çështje institucionit të Presidentit, pajisja me pasaporta e shqiptarëve të Kosovës dhe diasporës ka qenë gjithnjë një kërkesë e vazhdueshme në mesin e aktivistëve dhe bashkëkombëseve tanë jashtë vendit. Por çfarë procedure duhet të ndjekim ata aktualisht për t’u pajisur me pasaportë shqiptare?

Edhe pse shumica prej nesh nuk janë të informuar, shqiptarët e Kosovës duhet të ndërmarrin një rrugëtim të gjatë disavjeçar për t’u bërë shtetas të  Shqipërisë. Një investitor 56 vjeçar nga Prizreni ka rrëfyer për Gazetën Si disa muaj më parë kalvarin e gjatë nëpër të cilit i është dashur të kalojë, për të marrë pasaportën shqiptare. Fillimisht ai aplikoi në presidencë për shtetësinë shqiptare, por rruga që e priste do të ishte shumë më e gjatë nga sa kishte parashikuar. Për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, 56 vjeçarit iu kërkuan:

– Çertifikata e lindjes, me vulë Apostile

-Kontrata e qirasë së banesës dhe biznesit në Republikën e Shqipërisë

-Dëshmi penaliteti e marrë nga organet gjyqësore në Kosovë, me vulë Apostile

-Vërtetim nga Zyra e Tatimeve si i vetëpunësuar.

-Dokumenta që vërtetojnë se disponon mjete financiare të mjaftueshme për jetesë, si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash, të gjitha me vule Apostile.

-Çertifikatë martese, me vulë Apostile

Edhe pse tani kalvari i tij ka marrë fund, 56 vjeçari vazhdon të pyesë pse duhen kaq shumë dokumente për t’u bërë shtetas i Shqipërisë? Edhe pse Tirana dhe Prishtina zyrtare deklarojnë vazhdimisht se po bëjnë të pamundurën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, askush nuk ka një përgjigje për pyetjen e tij dhe burokracitë e shumta mes Tiranës dhe Prishtinës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë