Ne rrjet

Pas zgjedhjeve europiane, Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme

Skena politike në Greqi ndryshoi krejtësisht të dielën, pasi partia opozitare Demokracia e Re triumfoi ndaj partisë së kryeministrit Aleksis Tsipras në zgjedhjet e Parlamentit Europian, por edhe në ato lolake.

Kryeministri Alexis Tsipras i kishte kthyer zgjedhjet europiane në një votëbesim për qeverinë e tij, politikat e tij dhe vetë udhëheqjen e tij. Zgjedhjet megjithatë, rezultuan të jenë jo vetëm një humbje për Tsipras por edhe një tërmet në skenën politike të vendit fqinj. Pas fitores së Demokracinë e Re, e cila është pjesë e PPE-së, Tsipras pritet të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Konservatorët e “Demokracisë së Re” kryesojnë me 32.27%, gati 9.4 pikë më shumë sesa partia qeveritare.

Në deklaratën e tij pas zgjedhjeve pak para mesnatës së mbrëmë, Tsipras tha se do të t’i kërkojë Presidentin Prokopis të shpallë zgjedhjet parlamentare. Kryeministri grek tha se po zgjidhte midis dritës dhe errësirës, duke akuzuar rivalët e tij se ishin me palë me elitat e vjetërura të BE-së.

Kryeminuistri Alexis Tsipras

“Nuk do ta braktis betejën, nuk do të largohem apo të jap dorëheqjen nga lufta për barazi, solidaritet dhe drejtësi sociale. Menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do t’i kërkoj Presidentit të Republikës shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare”, tha Tsipras.

Në deklaratën e tij të parë, kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjen e tij. “Kryeministri duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Për të mirën e vendit, ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhjet kombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Mitsotakis.

Mediat greke shkrujanë se me shumë mundësi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të qershorit.

Kyriakos Mitsotakis

Pse SYRIZA humbi?

SYRIZA hyri në skenën politike greke në një platformë anti-europiane gjashtë vjet më parë, por u përball me reagime të ashpra pasi miratoi masat shtrënguese të imponuara nga BE-ja në vitin 2015.

“SYRIZA u paraqit si zëri i njerëzve të thjeshtë kundër elitave. Megjithëse ajo nuk arriti t'i detyrojë kreditorët të përkulen ndaj vullnetit të saj dhe në mesin e vitit 2015 u detyrua të pranojë një plan shpëtimi të ri me kushte të vështira”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”. “Tsipras vazhdoi me sulmet ndaj rivalëve në shtëpi. Në javët e fundit, kur u afruan zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ai investoi shumë në një fushatë që ishte politikisht e përçarë. Ai paralajmëroi pensionistët se rritja e pensioneve do të varej nga votimi i tyre të dielën. Taktika nuk funksionoi. Arsyet që njerëzit braktisën SYRIZA-n do të jenë më të qarta në ditët e ardhshme, por duket se votuesit nuk ishin më të kënaqur me politikat dhe gjuhën e Tsipras”, thekson gazeta.

Greqia doli nga mbikëqyrja e ngushtë financiare nga huadhënësit e saj në gusht të vitit 2018. Qeveria këtë muaj ka prezantuar shkurtimet e taksave dhe rritjen e pensioneve, duke zbutur disa prej masave shtrënguese.

“Këto lëshime mund të kishin shmangur një humbje më të madhe në zgjedhjet europiane”, tha analisti politik Thanos Veremis. “Por marrëveshja e Prespës e vështirësoi shumë pozicionin e tij”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, partneri Tsipras, Panos Kammenos, u tërhoq nga qeveria në janar, duke pasur një votim të besimit në parlament, të cilin kryeministri greke e fitoi i qetë.

"Syriza kreu vetëvrasje me firmosjen e marrëvesjjes së Prespes," tha Kammenos pas daljes së rezultateve paraprake të dielën në mbrëmje.

Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për politikën e brendshme dhe për marrëdhëniet e Greqisë me partnerët e saj në Bashkimin Europian, aleatët e saj dhe kreditorët e saj. Tsipras dhe Mitsotakis mbajnë një barrë të rëndë përgjegjësie teksa do ta udhëheqin vendin fqinj drejt zgjedhjeve.

Ekspertët në Athinë thonë se nëse përçarja politike vazhdon të shtohet, Greqia do të jetë në pozitë më të keqe sesa ishte para krizës.

Si janë rezultatet e zgjedhjeve lokale?

Në zgjedhjet lokale dhe rajonale të Greqisë, të cilat u zhvilluan së bashku me zgjedhjet europiane, kandidati i opozitës Kostas Bakojanis udhëheq garën për kryetarin e bashkisë së Athinë me një diferencë të gjerë nga kandidati i SYRIZA-s, Nasos Iliopoulos.

Me 85.48 për qind të të gjitha qendrave të votimit të numëruara të hënën në mëngjes, Bakojani ka marrë deri më tani 42.67% të votave (21 vende në këshillin bashkiak),ndërsa Iliopoulos 16.97% (8 vende). Megjithatë, kushdo që zgjidhet kryetari i bashkisë nuk do të ketë shumicë të drejtpërdrejtë në këshillin bashkiak.

Po ashtu edhe në Selanik, kandidati i mbështetur nga Demokracia e Re, Nikos Tachiaos, ka fituar 22.56 për qind të votave ndërsa Constantinos Zervas dhe Giorgos Orphanos luftuan për vendin e dytë me 14.76 për qind dhe 14.41 për qind. Katerina Notopoulou, kandidatja e SYRIZA ndodhe në vendin e katërt me 13.51 për qind.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë