Politike

Pas vizitës në Tiranë, Cameron bisedë telefonike me presidentin Begaj: Shqipëria aleate e ngushtë e NATO-s!

Nga Gazeta 'Si'-Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i është dashur të ndërpresë vizitën zyrtare në Tiranë, për shkak se duhej të kthehej në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryeministri Rishi Sunak.

Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes një postimi në Twitter, bën me dije se Cameron e ka telefonuar Begajn pas largimit nga Tirana.

"Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale", thekson postimi.

Ndërkohë edhe Begaj shprehu mirënjohje ndaj Britanisë për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë