Politike

David Cameron largohet më herët nga Tirana, s’takon presidentin Begaj (arsyeja lidhet me mbledhjen urgjente të kabinetit britanik)

David Cameron u largua më herët nga vizita e tij në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit pasditen e sotme, duke shtuar spekulimet në rritje se kryeministri britanik Rishi Sunak mund të njoftojë zgjedhje të parakohshme këtë verë.

Cameron nuk arriti të takohej me presidentin Bajram Begaj, siç ishte parashikuar në agjendë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak duke dale nga zyra e tij te merkuren

Sekretari i Jashtëm ndodhej në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Downing Street rreth orës 16:00.

Një burim në Ministrinë e Jashtme tha për The guardian". se nuk e kishin të qartë se çfarë do të diskutonte kabineti.

Ajo qe dihet është se te gjithë sekretarët e kabinetit kanë pezulluar planet e udhëtimit

Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, shtyu fluturimin e tij për në shtetet baltike ku do të merrte pjesë në një takim të NATO-s me dy orë në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë