Lajme

Pas Shqipërisë dhe Bosnjës një tërmet i fortë godet Greqinë

Jo vetëm Shqipëria, por edhe mbarë rajoni duket se ndodhet nën darën e lekundjeve sizmike.

Sipas mediave greke një tërmet i fortë me magnitude 6.1 ka goditur brigjet e Kretës.

Tërmeti ra në orën 9:23 të mëngjesit të sotëm, rreth 74 kilometra në veriperëndim të qytetit të Hania në një thellësi prej 56 kilometrash.

Ndërtesat thuhet se janë evakuuar. Tërmeti u ndje në Peloponez dhe Atikë.

Duke folur për "Ekathimerini", sizmologu Efthymios Lekkas tha se termeti i së mërkurës nuk ka lidhje me tërmetin vdekjeprurës që goditi të martën Shqipërinë dhe Bosnjën. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë