Politike

Pas letrës drejtuar ambasadave, Ademi takon ambasadorin italian

Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Ky takim vjen pas letrës që Ademi u dërgoi disa ditë më parë ambasadave në Shqipëri, ku u kërkoi të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare që ajo të dorëzojë detyrën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Vetë Ademi ka postuar një foto nga takimi në “Facebook”, ndërsa ka falënderuar edhe ambasadorin italian për bisedën e frytshme.
“Falënderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjella shekullore.
Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike. Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çështjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti”, shkruan Ademi në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ademi.voltana/photos/a.1594666170781104/2356454454602268/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë