Politike

Pas denoncimit të delegates së PD për firmën, ‘Foltorja’ nis transparencën e emrave të delegatëve

Debati i fundit mbi një delegate të PD-së,  Freskida Rapo, e cila pretendon se i është falsifikuar firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 Dhjetor, dhe për pasojë i është drejtuar me një kërkesë zyrtare edhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ka nxjerrë në pah problematikën që flitej prej kohësh, transparencën e firmave të delegatëve.

Gjë që sa duket njëra palë ka filluar ta bëjë. Një ditë pas denoncimit publik të delegatës së degës 5 të Tiranës, Edi Paloka ka njoftuar se do të publikoje emrat e firmëtarëve të degës 6 dhe 3 për Kuvendin e 11 dhjetorit me dëshirën e tyre.   

Në prani të medias, Onelda Zefi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas nga dega 6, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, tha para mediave.

“80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha Zefi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë