Politike

Pas akuzave ndaj Dacit, Kim garanton mbështetjen e SHBA për Vettingun

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë mbështetje Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, organi fundor dhe vendimtar i procesit të vettingut, i goditur së fundmi nga akuzat e ngritura ndaj anëtarit të tij, Luan Daci për falsifikim dokumentacioni.

Kim vizitoi një ditë më parë këtë Kolegj, ku para se të hynte në takim përcolli mesazhin e drejtpërdrejtë drejtuar klasës politike shqiptare që t’u japë fund lojërave me reformën në drejtësi.

Këtë të shtunë, kryediplomatja amerikane në Tiranë hodhi në rrjetet sociale një foto nga takimi i zhvilluar, ku shfaqet me në krah ish-kryeprokuroren Ina Rama, aktualisht anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1264119714860630022

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka një detyrë të vështirë, por procesi i vettingut duhet të vazhdojë që të tregojë llogaridhënie dhe të fitojë besimin e qytetarëve shqiptarë. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të lëvizim përpara, hap pas hap, pavarësisht pengesave”, shkruan Kim.

Mesazhi i ambasadores amerikane mbërrin një ditë para seancës së parashikuar në KPA ndaj Luan Dacit. Seanca ishte planifikuar për ditën e premte, por ajo u shty me arsyetimin se gjyqtari Daci e kishte të pamundur pjesëmarrjen për shkaqe shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë