Drejtësia

‘Partizani’, rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Rinis seanca me 2 avokatet e shtetit

Gazeta Si - GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatve të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij, i akuzuar për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Këtë kërkesë të Berishës e ka shqyrtuar brenda ditës gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila ka vendosur që Irena Gjoka të mos përjashtohet nga kjo çështje.

LEXO EDHE:
Shtyhet sërish seanca për Berishën, GJKKO i jep kohë 2 avokateve të paguara nga shteti të njihen me dosjen

Ish-kryeministri ka hedhur një sërë akuzash ndaj Gjokës edhe në konferencën e kësaj të enjteje për mediat, duke e cilësuar “kriminele me uniformë që zbaton urdhrat e Ramës dhe që ka shkruar Kushtetutën në tavolinën e saj”.

Ndërkohën seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës nisi në orën 15:00 pas disa orë shtyrje, pasi 2 avokatët e caktuar nga shteti për mbrojtjen e ish kryeministrit kërkuan kohë të njihen me dosjen.

Pas zëvendësimit të Artan Simonit, u caktuan dy avokate shtetit për Berishën, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhet në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë