Futboll

Partizani “ndez” motorët

Nga skuadrat shqiptare që do të luajnë në Kupat e Europës, ekipi që i ka filluar më me vonesë përgatitjet është Partizani. Edhe në këtë sezon, siç ka ndodhur zakonisht në 4 vitet e fundit, klubi kryeqytetas është në prag të revolucioni. Por ky vit në fillimet e tij po duket pak më ndryshe. Gjithçka filloi me trajnerin, i cili ndryshe nga tre vitet e fundit nuk është më i huaj, por shqiptar edhe pse me eksperiencë zero në kampionatin shqiptare, si Skënder Gega, por edhe në merkato duket se strategjia nuk është më e njëjta.

Trajneri i ri

Gega është një futbollist që ka bërë histori me Partizanin si futbollist, ku edhe ka fituar titullin kampion. Përvoja e tij në fushën e trajningut në nivelet e rëndësishme është modeste. Ai ka qenë trajner i ekipeve të moshave të Shqipërisë, U – 19 dhe U – 21, gjithashtu ka pasur edhe një aventurë si drejtues i Al-Jahra SC  në Kuvajt.

Ai do e nis karrierën e tij si trajner i parë tek Partizani, klub ku luajti për më shumë se 10 vite si mbrojtës. Ai u prezantua në zyrat e klubit nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, i cili shprehu besim të madh në aftësitë e tij profesionale dhe karakterin shumë kërkues, çka besohet t’i bëjë mirë Partizanit. Në prezantimin e tij në zyrat e klubit të kuq, si nga vetë Gega, po ashtu edhe nga drejtori Olsi Rama, një faktor shumë i rëndësishëm besohet të jetë përvoja e tij me ekipet e moshave, që do e ndihmojë Partizanin në zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj.

Faza përgatitore në Ohër

Me Skënder Gegën dirigjent, “të kuqtë” kanë zhvilluar disa seanca stëritore në kompleksin stërvitor të ekipeve kombëtare në Kamëz. Në këto ditë Gega ka pasur mundësinë të njihet me grupin dhe që prej ditës së hënë skuadra është zhvendosur në Ohër të Maqedonisë. Në qytetin liqenor të vendit fqinj, Partizani do të qëndrojë këto dy javë për t’u përgatitur në kushte sa më optimale për ndeshjet e Europa League.

Mirëpo në rrugëtimin e skuadrës kryeqytetase drejt Maqedonisë nuk janë evituar problemet, teksa dy lojtarë afrikanë, një prej tyre Sodiq Atanda, nuk kanë kaluar dot në kufi për shkak të mangësive në dokumentacion. Të dy lojtarët fillimisht u rikthyen në Tiranë dhe më pas u rinisen drejt Ohërit, pasi u pajisën me vizat përkatëse.

Merkato

Skuadrës në Ohër i janë bashkuar edhe afrimet e kësaj merkatoje, që për hhir të së vërtetës kanë shumë të pakta. Kryeqytetasit kanë afruar disa lojtarë të rinj që kanë ardhur nga skuadra në kategoritë inferiore në vend, Eno Bitri nga Tomori i Beratit dhe Henri Okebvu, i cili vjen nga skuadra e Egnatias. Përveç këtyre dyve, Partizani  ka zyrtarizuar marrveshjen me mesfushorin e Teutës, Ardit Hila, që  pritet të jetë një lojtarë kyç në projektin e ri tek “të kuqtë”.

Por Partizani nuk ka punuar vetëm në afrime, por edhe në largime, pasi gjatë këtyre javëve, nga kryeqytetasit janë larguar disa nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar. Mes tyre mund të përmendim si nga më të rëndësishmit, Idriz Batha, Arbnor Fejzullahu, e të tjerë.

Partizani në Europa League do të luaj me Maribor në datat 12 dhe 19 korrik.

Trajneri i ri

Gega është një futbollist që ka bërë histori me Partizanin si futbollist, ku edhe ka fituar titullin kampion. Përvoja e tij në fushën e trajningut në nivelet e rëndësishme është modeste. Ai ka qenë trajner i ekipeve të moshave të Shqipërisë, U – 19 dhe U – 21, gjithashtu ka pasur edhe një aventurë si drejtues I Al-Jahra SC  në Kuvajt. Ai do të e nis karrierën e tij si trajner i parë tek Partizani, klub ku luajti për më shumë se 10 vite si mbrojtës. Ai u prezantua në zyrat e klubit nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, i cili shprehu besim të madh në aftësitë e tij profesionale dhe karakterin shumë kërkues, ccka besohet t’i bëjë mirë Partizanit.

Faza përgatitore në Ohër

Me Skënder Gegën dirigjent, të kuqtë kanë zhvilluar disa seanca stëritore në kompleksin stërvitor të kombëtareve në Kamëz. Në këto ditë Gega ka pasur mundësinë të njihet me grupin dhe që prej ditës së hënë skuadra është zhvendosur në Ohër të Maqedonisë. Në qytetin liqenor të vendit fqinj, Partizani do të qëndrojë këto dy javë për t’u përgatitur në kushte sa më optimale për ndeshjet e Europa League.

Mirëpo në rrugëtimin e skuadrës kryeqytetase drejt Maqedonisë nuk janë evituar problemet, teksa dy lojtarë afrikanë, një prej tyre Sodiq Atanda nuk kanë kaluar dot në kufi për shkak të mangësive në dokumentacion. Të dy lojtarët Janë rikthyer në Tiranë dhe do të rinisen drejt Ohërit, sapo të pajisen me vizat përkatëse.

Merkato

Skuadrës në Ohër i janë bashkuar edhe afrimet e kësaj merkatoje, që për hhir të së vërtetës kanë shumë të pakta. Kryeqytetasit kanë afruar disa lojtarë të rinj që kanë ardhur nga skuadra në kategoritë inferiore në vend, Eno Bitri nga Tomori I Beratit dhe Henri Okebvu, i cili vjen nga skuadra e Egnatias. Përveç këtyre dyve, Partizani  ka zyrtarizuar marrveshjen me mesfushorin e Teutës, Ardit Hila, që do të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Emran Ramadanit.

Partizani në Europa League do të luaj me Maribor në datat 12 dhe 19 korrik.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë