Lajme

Parlamenti hap dyert për qytetarët

Parlamenti i Shqipërisë do të hapë sot dyert edhe për qytetarët. Kjo në kuadër të 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.

Salla e seancave plenare do të jetë e hapur për publikun nga ora 10:00- 20:00.

Qytetarët gjatë ditës mund të ndjekin edhe dokumentarin “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”,  të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stilolapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari.

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan një sërë aktivitetesh. Si fillim u nis me ceremoninë festive në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës.

Në mesditë u zhvillua dhe Konferenca Shkencore “100 vjet Parlamentarizëm shqiptar”, në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin politikanë, studiues, profesorë, albanologë, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë