Ne rrjet

Parlamenti grek miraton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ashtu siç Alexis Tsipras ishte zotuar disa javë më parë, Greqia u bë vendi i parë anëtar i NATO-s që miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë se Veriut ne Aleancën e Atlantikut Verior duke hapur rrugën hyrjes në fuqi të plotë ë Marrëveshjes se Prespës dhe duke zyrtarizuar emrin e ri te fqinjit verior.

Në një seancë që zgjati 11 orë rresht, parlamenti grek ka ratifikuar protokollin e pranimit me 153 vota pro, 140 kundër dhe një abstenim. Në votimin nominal kane votuar pro protokollit, përveç deputeteve te Syrizës edhe 8 deputete te pavarur.

Megjithatë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka shkaktuar debate të ashpra politike mes kryeministrit Tsipras dhe liderit të opozitës Mitsotakis, por edhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamennos.

A general view is seen of the Greek parliament during the first of three rounds of a presidential vote in Athens December 17, 2014. REUTERS/Alkis Konstantinidis

“Deputetet e Demokracisë së Re kanë deklaruar se asnjëherë nuk do t’i quajnë fqinjët “maqedonas”. Une nuk do te them kurrë që mirëpres kryeministrin maqedonas në vend, do te pres ta thoni ju zoti Tsipras” deklaroi Mitsotakis, duke iu drejtuar kreut të qeverisë greke, ndërkohë që ky i fundit iu përgjigj se do ta quante homologun e tij në Shkup ashtu sic e quajnë udhëheqësit e tjerë në botë, “maqedonas”.

“Do ta mirëpres si kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, si kryeministër sllavomaqedonas , sepse edhe këtë të drejtë ma jep marrëveshja. Kurse ju thoni se këtë nuk do ta bëni kurrë. Nuk do ta bëni vërtet për dy arsye, e para se nuk ju le tendenca nacionaliste e partisë suaj dhe e dyta sepse nuk do të bëheni kurrë kryeministër.

Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Në debat është përfshirë edhe kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos, deri dje aleat qeveritar, i cili për shkak se ka përjashtuar një prej deputeteve të tij qe ka votuar pro marrëveshjes, ka humbur të drejtën e përfaqësimit me grup parlamentar në kuvendin grek.

Maqedonia e Veriut nuk do të bëhet menjëherë anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Shkupi nuk do të ketë të drejtën të votojë dhe të marrë pjesë në marrjen e vendimet kyçe deri sa 29 parlamentet e vendeve të NATO-s të ratifikojnë protokollin e pranimit. Duke gjykuar nga përvojat e mëparshme, ky proces pritet të zgjasë nga një deri në dy vjet.
Pas pranimit të Maqedonisë në NATO, të vetmet vendet në Ballkan jashtë NATO-s janë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë