Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin sërish në rënie

Nga Gazeta 'Si'-Për sa kohë tregtimi i çiftit të monedhave EUR/USD do të bëhet nën rezistencën 1.071 trenda gjatë javës(13-19 shkurt) do të vijojë të jetë bearish me target suportin 1.048-1.052. Tregtimi mbi rezistencën 1.071, do ta vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga avancimi maksimumi deri në vlerën 1.078

Tregtimi nën vlerën 1.2093 do të mbaje në fuqi dhe për këtë javë trendën rënëse për çiftin e monedhave GBP/USD. Targeti paraprak i kësaj trende do të jete 1.184. Reagimi negativ ndaj saj do e thellonte rënien drejt suportit 1.175. Ndërkohë, tregtimi mbi vlerën 1.2093, pak i mundshëm  do ta avanconte lëvizjen për sipër maksimumi  drejt rezistencës 1.2194

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 34150 tendenca do të jetë rënëse me objektiv të parë 32900 e më pas 32600. Tregtimi mbi rezistencën 34150, pak i mundshëm hap rrugën për testimin e rezistencës së radhës 34700

Për sa kohë BTC/USD tregtohet nën vlerën 22350 trenda do të jetë negative me target 20400, reagimi negativ ndaj së cilës do e thellonte trendën bearish drejt suportit 19100. Tregtimi mbi vlerën 22350, pak i mundshëm do e avanconte lëvizjen për sipër maksimumi deri në vlerën 22850

Edhe në parashikimin e javës së shkuar (6-12 shkurt) Gazetasi.al parashikoi se Bitcoin kishte nisur rënien, trend i cili duket se do të zgjasë edhe gjatë kësaj jave.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet mbi vlerën 78.72 trenda do të jetë bullish me target 81.42. Tregtimi nën vlerën 78.72 rikthen trendën bearish me target 77.8 e më pas 76.5

Për sa kohë USD/JPY tregtohet mbi suportin 130.8 trenda do të jetë bullish me target 133.8. Tregtimi nën suportin 130.8 hap rrugën për testimin e suportit të radhës 129.8


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë