Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin në rënie

Për sa kohë EURUSD do të tregtohet nën rezistencën 1.0825 trenda gjatë javës(6-12 shkurt) do të jetë bearish me target 1.066 dhe më pas 1.052. Tregtimi mbi rezistencën 1.0825, shumë pak i mundur do të pasohej nga avancimi maksimumi deri në vlerën 1.086.

Për sa kohë GBPUSD tregtohet nën vlerën 1.213 trenda do të jetë negative me objektiv 1.182-1.184. Tregtimi mbi vlerën 1.213, pak i mundshëm mund ta avancoje lëvizjen për sipër deri maksimumi 1.2185

Për sa kohë DOW JONES tregtohet nën vlerën 34180, trenda do të jetë negative me target 32600, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon trendën bearish drejt suportit 31730. Tregtimi mbi rezistencën 34180 do ta avanconte tregtimin për sipër  maksimumi deri në vlerën 34340

Për sa kohë BTCUSD tregtohet nën rezistencën 23170 trenda do të jetë rënëse drejt suportit 20580. Tregtimi mbi vlerën 23170, pak i mundshëm do ta avanconte lëvizjen për sipër maksimumi në vlerën 23590

Edhe në parashikimin e javës së kaluar, (30 janar-5 shkurt) Gazetasi.al parashikoi se Bitcoin kishte nisur rënien. Pas dy javësh që qe në rritje, kriptomonedha po bie.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 74.3 trenda do të jetë negative drejt suportit 66 reagimi negativ ndaj të cilit do të pasohet nga rënie e mëtejshme drejt suportit të radhës 66. Tregtimi mbi vlerën 74.3, shumë pak i mundshëm do ta frenonte tendencën rënëse e cila do të paraprihej nga testimi paraprak i rezistencës me vlerë 75

Për sa kohë USDJPY tregtohet mbi suportin 130.4 trenda do të jetë bullish me target paraprak 133 e më pas 134. Tregtimi nën vlerën 130.4 është shumë pak i mundshëm e vetëm do ta vononte në kohë këtë tendencë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë